Sheshi, Xhaferri: Qeveria do ndalë Bashkinë në shkeljen e ligjit
TIRANë- Ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri tha sot në Kuvend se, "qeveria nuk synon të pengojë Bashkinë, por t'a ndalojë atë në shkeljen e ligjeve".
Duke pohuar se Ekzekutivi nuk ka pasur tendencë për t'a penguar Bashkinë, ministri Xhaferri nënvizoi se kryetari i saj, Edi Rama po shkel ligjet e miratuara nga ai vetë, kur ishte ministër i Kulturës.
"Në prill të vitit 2000 kur Edi Rama ishte ministër Kulture, ka kërkuar dhe aprovuar që çdo vendim i marrë nga Këshillat e Rregullimit të Territorit për ndërhyrje me ndërtime në zonat e shpallura Monument Kulture, do të ishte i pavlefshëm, ndërsa tani, në vitin 2010 kryetari i Bashkisë në kundërshtim me këtë VKM, po vepron në mënyrë të jashtëligjshme me sheshin "Skënderbej", sqaroi ministri Xhaferri.
"Edi Rama e kishte braktisur sheshin, por ai tani filloi të mendojë për të duke ardhur dhe kjo është pozitive. Por i vetmi problem që kemi me të është që ai të vijë në shesh sipas ligjit, pasi të respektojë detyrimet që ka me Ministrinë e Mjedisit dhe me Ministrinë e Kulturës", tha ministri i Kulturës gjatë seancës plenare.
(e.n/ata/BalkanWeb)