Draghi për ekonominë në Eurozonë: E stabilizuar, rrezik inflacioni

Në një kohë kur shifrat e papunësisë në Eurozonë janë alarmante, Presidenti i Bankës Qëndrore Europiane Mario Draghi tha se ekonomia e Eurozonës është duke treguar shenja të rimëkëmbjes. Sipas tij ekonomia e Eurozonës është e stabilizuar, por rrezik mbetet inflacioni.
"Në përgjithësi ne shohim shenja të vazhdueshme të stabilizimit në ekonominë e Eurozonës edhe pse në nivele të ulëta të aktivitetit. Situata në tregjet financiare është përmirësuar qartë në përgjigje të masave të BQE-së, por edhe në përgjigje të progresit të bërë nga qeveritë e Eurozonës me pranimin e sa më shumë rregullave fiskale dhe nga ana e progresit në konsolidimin fiskal në reformat ekonomike në shumë vende" tha Draghai.
Sipas presidentit të BQE-së në vendet e BE-së alarmi i vazhdueshëm ndaj rrezikut të inflacionit është hendeku që ka mes vendeve të zonës euro.
"Ne jemi vazhdimisht vigjilent ndaj rrezikut të inflacionit, por ky rrezik nuk është materializuar në kohën e tanishme. Unë do të thoja se në zonën e euros dhe niveli i papunësisë është ende mjaft i lartë. Për më tepër, pritjet e inflacionit qëndrojnë të ankoruara fort në përputhje me stabilitetin e çmimeve" tha mario Draghi. Deklarata e presidentit të BQE-së vjen një ditë pas Italia, ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës, konfirmoi se vendi ka rënë në recesion, pasi njoftoi se ekonomia është tkurrur me 0,7 për qind në tremujorin e katërt të 2011, pas një rënieje me 0,2 për qind të prodhimit të brendshëm.