Haxhinasto NATO dhe partneret e saj e kane kthyer Ballkanin ne kontributor te sigurise
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Edmond Haxhinasto, mori pjesë në punimet e Sesionit të 57- të të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut, që u mblodh për herë të parë në Shqipëri.
Z. Haxhinasto e cilësoi organizimin e këtij sesioni, jo vetëm si një vlerësim për vendin tonë dhe rajonin, por edhe si një moment reflektimi për rrugën e suksesshme e transformuese që ka përshkruar ndër 20 vite koncepti i partneriteteve dhe kontributet e tij në transformimin e sigurisë dhe paqes në rajonin tone, e më gjerë. Sipas ministrit Haxhinasto, NATO dhe partnerët e saj, kanë ndryshuar perceptimet dhe realitetet e rajonit të Ballkanit, duke e kthyer Ballkanin nga konsumator në kontributor të sigurisë.
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, shprehu me këtë rast mirënjohje për mbështetjen që Shoqatat e Traktatit të Atlantikut të vendeve anëtare të Aleancës i kanë dhënë aspiratës së Shqipërisë për anëtarësimin në NATO, me veprimtarinë e tyre sensibilizuese dhe informuese pranë autoriteteve dhe opinioneve publike të vendeve përkatëse. Gjithashtu ai vlerësoi ndihmën që këto shoqata kanë dhënë në thellimin e partneriteteve të NATO-s, ku shembulli më i qartë i këtij realiteti të ri bashkëpunimi dhe dialogu me partnerët në përballimin e sfidave të reja të sigurisë është angazhimi i përbashkët i NATO-s dhe partnerëve të saj në Afganistan dhe së fundmi në Libi.
Më tej, duke u ndalur në çështjen e Kosovës, ministri Haxhinasto shtoi se, pavarësisht progresit të dukshëm, Ballkani ka akoma sfida për të tejkaluar. “Veriu i Kosovës, nuk mund të lejohet të krijojë një risk permanent shpërthimi, aq më pak midis vendeve që aspirojnë integrimin në BE. Ne vlerësojmë që ekziston plani dhe mekanizmat për zbatimin e tij. NATO, siç deri më sot, është një pjesë e rendësishme e zgjidhjes”, tha Haxhinasto në fjalën e tij. Ai shtoi se duhet vizion për të ndërtuar sot mjedisin evropian që do të ndërtohet pas disa vitesh kur vendet tona do të jenë anëtare të BE-së. Për këtë, duhet gjithashtu kurajo e vendosmëri nga të gjitha palët, veçanërisht nga serbët e shqiptarët”.