E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd/ Mjeti del nga rruga humb jeten drejtuesi

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në një fshat të rrethit të Librazhdit, kur pas humbjes së kontrollit, automjeti i drejtuar nga 55 vjeçari Idriz Hysa ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Burime nga Policia lokale bëjnë të ditur se shkak i aksidentit, ndodhur në fshatin Kokrevë në rrethin e Librazhdit, mendohet të ketë qenë terreni i thyer në këtë zonë, ndërkohë që grupi i ekspertëve në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal për 55 vjeçarin Hysa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›