E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, Bert Bitri emërohet Prefekti i ri i qarkut

FIER - Bert Bitri, intelektual fierak, i cili momentalisht banon në kryeqytet dhe merret me aktivitet privat, është prezantuar sot si prefekti i ri i qarkut Fier.

Bitri zëvendëson në këtë post paraardhësin e tij Bujar Hasaj, i cili dha dorëheqjen e parevokueshme disa ditë më parë.

Gjatë prezantimit te tij z/ministri i Brendshëm, Ferdinand Pone, ka shprehur vlerësim për figurën e Bitrit si dhe për angazhimin e paraardhësit Hasa, i cili sipas tij, i ka plotësuar objektivat në krye të institucionit të prefekturës.

Bitri në fjalën e tij premtoi se do të japë gjithë kontributet e nevojshme në krye të këtij institucioni për realizimin e të gjitha detyrave. Ai premtoi bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje korrekte për të gjithë stafin.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›