Incidente të reja në Shkup, arrestohen agresorët e së mërkurës
Shkup- Mbrëmjen e djeshme kanë ndodhur sërish disa incidente në Maqedoni.
Sipas Ministrisë së Brendëshme maqedonase kanë ndodhur disa incidente në Shkup dhe në Tetovë.
Mësohet se në një incident të ndodhur në Shkup, katër persona kanë rrahur me shufra hekuri tre fëmijë në Parkun e Qytetit. Fëmijët kanë marrë plagë të rënda në pjesë të ndryshe të trupit dhe dy prej tyre ndodhen në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.
Një tjetër incident ka ndodhur në lagjen Shutkë, ku katër persona kanë sulmuar shtetasin M.B, 20 vjeç, duke e goditur me sende të forta.
Gjithashtu janë ndaluar disa të rinj shqiptarë pasi dyshohet se kanë goditur me gurë autobusin e linjë 57.
Sipas mëdiave maqedonase në incidentin e parë agresorët kanë qenë shqiptarë të cilët kanë dhunuar të rinjtë maqedonas. Ndërsa në incidentit e dytë i dëmtuari ka qenë shqiptar.
Po ashtu sipas mediave mbrëmjen e djeshme janë sulmuar dy vajza 15 vjeçare me kombësi maqedonase.
Ndërsa pasditen e sotme janë arrestuar dhe 7 agresorë e incidentit të së mërkurës në Shkup, ku u rrahën 15 nxënës në me mjete të forta.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendëshme, sulmi i nxënësve është bërë nga 7 persona të moshave 17-18 vjecc ndaj të cilëve do të ketë padi penale.
Ministrja e Brendëshme, Gordana Jankullovska, ka deklaruar se i është kërkuar Prokurorisë që të kërkojë si masë paraburgimi 30 ditë.
Sulmi ndodhi në një autobus ku 15 nxënës janë goditur me shufra hekuri dhe drurë.
Incidentet në Maqedoni kanë disa ditë që po ndodhin, dhe si pasojë e tyre kanë filluar dhe reagimet e disa shteteve.
Shkrime të tjera me interes:
- Shkup- Persona të maskuar rrahin barbarisht 15 nxënës shqiptarë Maqedoni- Rreth 15 nxënës shqipatre kanë rënë pre e një...
- Plagosja e katër të rinjve në bilardo, arrestohen dy autorët Tiranë- Katër të rinj janë plagosur mesnatën e djeshme me...
- Dhuna barbare ndaj 15 nxënësve, në pranga 8 huliganë maqedonas Shkup- Tetë maqedonas kanë rënë në prangat e policisë si...