E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPPTT: Bllokohen rrugët, rrëshqitje të vazhdueshme

TIRANE- Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit bën të ditur se si rezultat i rreshjeve të shumta të shiut dhe të dëborës në të gjithë vendin, janë shkaktur disa bllokime të përkohshme të rrugëve . Kështu është bllokuar 2 km rrugë në aksin Pukë –Fushë Arrës, si pasojë e shembjes së trupit të rrugës në një gjatësi rreth 40 ml. Bllokim ka edhe në aksin Qafë – Mali Fierëz, ku ka pasur shembje masive të dherave.

Probleme me rrugët nga rrëshqitja e dherave edhe në Korcë. Aksi Lozhan – Moglicë është bllokuar, pasi si pasojë e shembjeve është dëmtuar ura, duke bllokuar jesërisht këtë rrugë. Në aksin Librazhd –Peshkopi nga Dregalica – Stebleve është i pakalueshëm si pasojë e rreshjeve të dëborës.

Janë të kalueshme pjesërisht ose me probleme aksi Burrel-Klos ( çezma e Dungut), me një kalim. Unaza e Bulqizës është e përmbytur dhe trafiku është devijuar përmes qytetit. Rruga Shëngjin – Kune është e bllokuar nga uji, qarkullimi kryhet nga rrugët anësore. Në aksin Fushë Arrëz- Iballë lumi ka gërryer shtratin e rrugës pranë fshatit Kryezi, dhe për pasojë rruga është e kalueshme vetëm për mjetet e vogla. Problematik edhe aksi rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ku ka rreshqitje të mëdha dhe është e kalushme me një kalim. Në aksin Tepelenë – Këlcyrë – çarshovë ka tre shkarje, qarkullimi kryet me një kalim.

Në të hyrje çorovodës vazhdon të jetë e aktivizuar një rrëshqitje e disa diteve më parë dhe rruga është hapur vetëm me një kalim. Në aksin Kakome- Qafë Dërras ka shkarje të dherave e për pasojë qarkullimi kryet me një kalim. Në dalje të autostradës Lushnje –Fier, rruga është e përmbytur për shkak të rreshjeve të shumta, qarkullimi kryet nëpërmjet devijimit nga rruga e vjetër. Në segmentin Rrëshen-Kurbnesh, qarkullimi kryhet pa probleme.

Drejtoria e Përgjithëshme e Rrugëve në bashkëpunin me Drejtoritë Rajonale në Qarqe dhe Firmat Kontraktore për Mirëmbajtjen Dimërore të rrugëve janë në gatishmëri të plotë me njerëz dhe mjete për zgjidhjen e situates.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›