Fier/ I vene zjarrin shkurreve, djegin 3 ha me vreshta
Zjarri shkrumbon tre hektare me vreshta, pyje dhe ullishte ne kodren e Vajkanit, pak kilometra larg qytetit te Fierit. Vatra e zjarrit eshte vene re rreth ores 12:00 te dites se djeshme dhe menjehere jane njoftuar zjarrfikeset. Te ndihmuara nga era, flaket jane perhapur me shpejtesi, kurse depertimi i mjeteve me uje per te shuar zjarrin ka qene i pamundur per shkak te terrenit te thyer. Vetem pas disa oresh flaket jane vene nen kontroll te plote. Gjate hetimeve te kryera ka rezultuar se zjarri eshte vene nga disa adoleshente qe perpiqeshin te digjnin shkurret, por situata iu ka dale nga kontrolli. Pas hetimeve paraprake policia shpalli ne kerkim te dyshuarit.
Xh. B.
Xh. B.