Tentuan te vrasin pas sherrit, dy ne pranga
KUCOVE- Policia e Kucoves ka arritur te arrestoje dje dy te rinj te shpallur ne kerkim kater dite me pare, per tentative vrasjeje ndaj tre kundershtareve te tyre pas nje grindjeje banale. Burime zyrtare bene me dije se te ndaluarit jane Pirro Panda, 20 vjec dhe Eranld Cibuku, 18 vjec, te dy banore te ketij qyteti. Po sipas te njejtave burime, te dyshuarit u kapen ne periferi te qytetit, ne nje banese te braktisur. Ne bashkepunim me njeri-tjetrin, te arrestuarit pas nje grindje mes disa bashkemoshatareve te tyre ne lagjen "Llukan Prifti", qelluan me arme zjarri pistolete, por fatmiresisht pa shkaktuar viktima. Pasi jane grindur me fjale, Cibuku e Panda largohen nga vendi i ngjarjes per t'u rikthyer pak minuta me pas me nje arme zjarri. Ndaj tyre jane ngritur akuzat e "tentatives se vrasjes ne bashkepunim" dhe "armembajtjes pa leje".
E. H.
E. H.