Nuk i jep pagen, i rrafshon 440 ullinj
Lushnje- Nuk e paguan per punen e kryer, i pret me sepate 440 rrenje ullinj ne plantacion. Nje 22-vjecar nga fshati Ardenice i Lushnjes eshte denoncuar ne komisariat nga fermeri i demtuar, Dane V., duke e akuzuar per shkaterrim te prones. Burime zyrtare bene me dije se shpallen ne kerkim Ilir Asllanin, i punesuar prej disa ditesh per te mbjelle ullinjte e fermerit. Pasi ka kryer punen, 22-vjecari nuk eshte paguar dhe dy dite me pare ka shkuar ne are duke prere 440 pemet e sapo mbjella. Pronari ka konstatuar shkaterrimin e plantacionit me dem ekonomik disa milione leke, duke denoncuar edhe te dyshuarin per kete krim. Gjate deshmise se dhene ne polici, i demtuari ka treguar se punetori ishte i pakenaqur per pagesen, ndaj dhe dyshonte se autori mund te ishte pikerisht ai. Pasi mori denoncimin, policia e shpalli ne kerkim te riun nga Ardenica.
Xh. B.
Xh. B.