Vetevritet me plumb ne koke biznesmeni
SARANDE- Biznesmeni i linjes se gazit ne zonen e Vrionit ne Sarande i jep fund jetes ne vetmi me nje plumb ne koke. Ngjarja ka ndodhur oret e vona te mbremjes se hene ne lagjen nr. 3 te Sarandes, kati i dyte i nje pallati. Burime zyrtare te policise njoftuan se viktima eshte Spiro Kromidha, ish-emigrant, i lindur ne fshatin minoritar Kalacat, por banues ne qytet, larg familjes se tij. Shkaqet e vetevrasjes sipas grupit hetimor jane depresioni nervor nga i cili vuante i ndjeri dhe jeta ne vetmi qe bente prej shume vitesh. Nje tjeter piste hetimi eshte aktiviteti i te ndjerit si aksioner i linjes se gazit ne Vrion.
Fqinjet kane degjuar nje te shtene arme pas ores 22:00 te mbremjes dhe menjehere njoftuan policine e Komisariatit Sarande. Dera ka qene e mbyllur dhe uniformave blu iu eshte dashur ta hapin me force. Por kur kane hyre brenda, gjeten te 'lare' ne nje pellg gjaku trupin e 49-vjecarit biznesmen, sipas agjencise ATSH, Spiro Kromidha. Dergimi ne spital ka qene i kote. Burime policore sqaruan se Kromidha ishte qelluar ne koke me nje plumb tek, i dale nga pistoleta tip "TT" qe ai mbante ne banese. Nga marrja ne pyetje e banoreve te pallatit, u mesua se i ndjeri jetonte i vetmuar prej shume vitesh dhe larg familjes. Nuk eshte ankuar asnjehere per probleme dhe nuk shfaqte shqetesime tek fqinjet. Keto fakte i kane lene te shtangur njerezit qe e njihnin, pasi prej kohesh Kromidha nuk kishte dale as jashte vendit, por qendronte ne qytet. Ai kishte punuar per disa vjet ne Greqi, po me pas eshte kthyer ne Sarande, ku merrej me aktivitetin privat. Edhe gjate deshmise se prinderve e te afermve jane konfirmuar keto te dhena, por ai asnjehere nuk u kishte dhene arsye familjareve per jetesen si i vetmuar ne qytet.
Nje grup hetimor ka bere keqyrjen e vendit te ngjarjes. Gjate kontrollit te baneses nuk eshte gjetur ndonje send i dyshimte, apo leter ku te shpjegoheshin rrethanat dhe shkaqet e ketij akti fatal. Burime zyrtare konfirmuan se nga keqyrja e kryer behet fjale per nje flijim te paster. Ne gishtat e te ndjerit jane zbuluar gjurme baruti dhe eshte gjetur vetem nje gezhoje. Arma ndodhej ne doren e 49-vjecarit dhe plaga ka qene vdekjeprurese.
B. Bejko