E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier: Krimi në familje, djali vret të atin 74-vjeçar

Krim në familjen Rrapi në Fier, djali vret të atin. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë ndërsa tashmë në prangat e policisë ka rënë Aleko Rrapi, 42 vjec, i cili eshte me te meta mendore.
 

Sipas burimeve të policisë mësohet se ky akt i rëndë ka ndodhur në lagjen "Mbrostar Ferko". Viktima, Koli Rrapi, 74-vjec është qëlluar me mjete të forta duke i shkaktuar dhe vdekjen e menjehershme.
 

Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar jo pak polemika në Fier ndërsa ende nuk dihet versioni zyrtar pse djali ka vrarë të atin në banesën e tyre.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›