Kosove Shtate te akuzuar per trafikim me emigrante

Ne Kosove shtate persona pritet te dalin para gjykates me 20 janar nen akuzat per perfshirje ne krim te organizuar dhe trafikim te paligjshem te emigranteve.
Akuzat kane te bejne me ngjarjet e tetorit te vitit 2009 kur 15 shqiptare gjeten vdekjen gjate perpjekjeve per te hyre ne vendet e Bashkimit Evropian.
Ngjarja kishte ndodhur ne lumin Tisa ndermjet Serbise dhe Hungarise.
Sipas autoriteteve te akuzuarit u kane marre viktimave nga 2 mije e 500 deri ne 8 mije e 500 euro per ti derguar ata ne rruge te paligjshme ne ndonje nga vendet e Bashkimit Evropian.
Ngjarja tragjike nxiti debate rreth gjendjes se rende sociale ne vend e cila ndikon ne shtimin e numrit te atyre qe bejne perpjekje te largohen ne kerkim te nje jete me te mire. Veprimtaret humanitar terheqin verejtjen ne shkallen shume te larte te papunesise qe perfshine gjysmen e popullsise duke kushtezuar kesisoj edhe nje shkalle te larte te varferise ne vend.