KLD i shqetesuar per vonesat ne ceshtjen Gerdeci

Keshilli i Larte i Drejtesise deklaroi sot se disa nga proceset me te rendesishme gjyqesore ne gjykatat shqiptare jane ne prag te deshtimit per shkak te zvarritjeve disavjecare. Inspektoret e KLD dhe ministrise se drejtesise ka bere kontrolle ne 4 gjykatat me te medha te vendit Tirane Durres Shkoder Vlore mbi gjykaten e krimeve te renda si vrasje trafikim korrupsion dhe tragjedia e Gerdecit per te cilat edhe ndjeshmeria e opinionit publik eshte shume e larte. Nenkryetari i KLD Kreshnik Spahiu deklaroi se nje numer i konsiderueshem procesesh gjyqesore kana zvarritje te paaresyeshme qe vonojne drejtesine dhe e japin ate ne menyre te cunguar. Zoti Spahiu tha se drejtesia e vonuar eshte nje drejtesie mohuar dhe nxiti gjykatat te zbatojne ligjin dhe te mos djegin afatet e paraburgimit per asnje te pandehur.
Vetem ne ceshtjen Gerdeci gjykata e rrethit gjyqesor Tirane ka realizuar nje rekord seancash gjyqesore. Per shkak te nje numri pazakonte te pandehurish te cilin ne kete gjykim arrin numrin 29 personash nen akuze gjykata ka realizuar deri me tani 103 seanca gjyqesore me nje frekuence 1 ose 2 seanca ne jave por qe mbi 30 prej tyre jane shtyre per mungese ose kerkese te avokateve dhe ne shumicen e rasteve pa shkaqe te arsyeshme duke penguar ecurine e procesit dhe perfundimin e gjykimit te kesaj ceshtje. Nuk shoh dhe nuk gjej asnje justifikim perse Gjyqtaret te cilet aplikojne drejtesine penale nuk zbatojne parimin e gjykimit te panderprere por aplikojne shtyrjen deri ne afatin maksimal 15 ditor apo ne raste te caktuara pertej ketij afati duke krijuar ne kete menyre gjykime te zvarritura dhe probleme me afat e paraburgimit - tha ai.
Zoti Spahiu tha se zvarritja e gjyqeve rrezikon deshtimin e tyre asgjesimin e provave largimin e deshmitareve dhe lirimin e te pandehurve prandaj duhet te marrin masa urgjente qe te zhdukin zvarritjet e proceseve. Nga kontrollet ka dale se shpesh shkaktaret e vonesave jane edhe avoktatet edhe prokuroret ndersa gjyqtaret tolerojne kerkesat e palogjikshme te tyre per shtyrje te seancave. Duke iu permbajtur parimit se Drejtesia e vonuar eshte drejtesi e mohuar dua te theksoj me force se vonesat e pajustifikuara dhe zvarritjet e metejshme te proceseve penale jo vetem qe nuk mund te tolerohen por ato jane duke rrezikuar dhenien e drejtesise si ne drejtim te garantimit te ligjshmerise se procesit penal dhe te drejtave te paleve pjesemarrese ashtu edhe ne venien perpara pergjegjesise te shkelesve te ligjit prandaj reagimi i perbashket ndaj situates duhet te jete i menjehershem - tha ai.
KLD ka kerkuar te ndermerret nje reforme ne ligjet dhe administrimin e proceseve penale. Ne radhe te pare te shtohen kompetencat e gjykatave per te gjobitur ose heqje profesioni avkotat qe zvarritin gjyqet. Pakesimin e trupave gjyqesore nga 5 ne 3 dhe nga 3 ne 1 gjyqtar per te lehtesuar proceset gjyqesore. Po ashtu kld ka propozuar edhe kufizimin e te drejtes se gjykates se apelit per te mos kthyer me shume se nje here ceshtjet per rigjykim.