Fier, Melkert takon romët: Minoriteti, sfidë për në BE
Ad Melkert, Zv.sekretari i Përgjithshëm i OKB, ishte në Fier, ku u takua me vendorë të këtij qyteti. Gjithashtu Melkert, u takua me minoritetin rom, ku theksoi se sigurimi i plotë i përfshirjes sociale në Shqipëri është provë ndaj aspiratave në BE.
FIER- Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ad Melkert, njëkohësisht dhe administrator i programit të zhvillimit të Kombeve të Bashkuara udhëtoi drejt qytetit të Fierit, ku gjatë takimit me autoritetet e pushtetit vendor u ndal gjatë mbi mbështetjen që PNUD synon të sigurojë për çështjet sociale në Shqipëri.
Melkert, kreu një takim në kopshtin e fëmijëve që po ndërtohet nga PNUD, në lagjen e minoritetit rom në komunën Qendër. Sipas Melkert, PNUD synon të ofrojë shërbime për rreth 40 fëmijë romë në këtë kopsht. Ndërkohë në komunën Qendër të Fierit Ad Melkert ka takuar banorë të minoritetit rom duke theksuar se sigurimi i plotë i përfshirjes sociale në Shqipëri është parë si një provë ndaj aspiratave të vendit tonë drejt Bashkimit Europian.
“Kombet e Bashkuara në Shqipëri po mbështesin qeverinë shqiptare në zbatimin e strategjisë ndërsektoriale për përfshirjen sociale, si një komponent i strategjisë kombëtare për zhvillim dhe integrim” – ka deklaruar Melkert. (a.r/news24/balkanweb)