E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dheTopalli shahen si në facebook

Tiranë – Presidenti i republikës dhe kryetarja e parlamentit, pas një komunikimi të gjatë nervoz, por gjithësesi të tërthortë, deri tani, tashmë i kanë hequr maskat dhe kanë nisur ofendimet publike në adresë të njëri-tjetrit.

Molla e sherrit ka qënë deklarata e Topallit, në të cilën ajo u shpreh se e shihte socialistin Rama dhe Presidentin Topi si një celulë anti-europiane.

Ndërsa në një kundër përgjigje Topi i ka bërë kritika për mënyrën si ka folur Topalli, duke e cilësuar të folurën e saj si jo shqipe.

Sëpari, këto zonja, apo zotërinj duhet të mësojnë pikërisht artin e komunikimit qytetar, të dinë të komunikojnë në mënyrë etike, sepse komunikojnë publikisht me Institucionin e Presidentit të Republikës. Së dyti, në rast se do të dalim në një plan tjetër, ju e dini që, për definicion, spikeri përgjithësisht i merr tekstet e recitimit nga të tjerët. Ështëç ështja se sa në mënyrë cilësore e reciton tekstin. Por, minimalisht do u thoja të gjithë këtyre që së paku në komunikim me publikun të jenë qytetarë dhe, e dyta, ta flasin gjuhën shqipe në mënyrë korrekte- thaTopi.

Pas deklaratës së presidentit, i menjëhershëm qe dhe reagimi i kryeparlamentares, e cila u shpreh se flet shumë mirë gjuhën e Fishtes, Migjenit, Gurakuqit.

Flas me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur, flas me krenari atë shqipe që foli Fishta, Migjeni dhe Gurakuqi.  Atë gjuhë Haxhi Qamili nuk e kupton dot,- ka thënëTopalli.

Ndërsa në faqen e presidencës Topi ka reaguar sërish:

Nëse do ishin gjallë, Fishta e Migjeni, do të ndjeheshin të fyer nga kush i përfaqëson. Topalli përfaqëson mungesën e etikës, kulturës politike e institucionale. Topalli përfaqëso nmungesën e respektit për shqipen zyrtare-  thuhet ne deklarat.

Mënyra e komunikimit i ka ngjarë më shumë një komunikimi në facebook, ku mund të thuash ctë duash, sesa komunikimit mes dy zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar. Ndërskohë që gjuha, edhe pse është replikuiar pikërisht për gjuhën, ka qenë përtej cdo parashikimi që mund të përdorin dy zyrtarë të lartë.

/K.T/ IDEA/

Shkrime të tjera me interes:

  1. Topalli: Topi dhe Rama bllokuan integrimin
  2. Presidenti Topi me parti të re!
  3. Presidenti Topi drejt Turiqsë,vizitë 3 ditore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›