Lidhja Arabe takim urgjent per pezullimin e Sirise
Zyrtare te Lidhjes Arabe thane se ministrat e jashtem te vendeve anetare po zhvillojne nje takim urgjent sot ne Kajro per te diksutuar pezullimin e Sirise nga kjo organizate rajonale.
Te gjithe zyrtaret folen rreth bisedimeve per pezullimin e Sirise me kusht qe te mos permendej identiteti i tyre. 22 anetaret e Lidhjes Arabe pezulluan Libine nga organizata ne fillim te ketij viti pasi ish udheheqesi libian Muamar Gadafi shtypi me dhune protestuesit anti-qeveritar. Me vone organizata e pranoi Libine ne gjirin e saj nen perfaqesimin e udheheqjes se re.
Shtetet arabe te Gjirit bene kerkesen per organizimin e takimit te sotem. Arabia Saudite dhe disa vende tjera te Gjirit Persik tashme kane terhequr ambasadoret e tyre nga Damasku ne shenje proteste per ndaj shtypjes vdekjeprurese ndaj opozites nga ana e qeverise se presidentit Bashar al-Assad.
Nderkohe aktivistet siriane thane se forcat e sigurise ne lindje te vendit kane hapur zjarre kunder personave qe moren pjese ne ceremonine e varrimit te nje aktivisti qe ka punuar per nje organizate per te drejtat e njeriut. Ne afersi te Damaskut edhe sot kane vazhduar arrestimet e protestuesve nga forcat qeveritare.