E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani Shqiptaret dhe Shqiperia te fyer nga deklaratat e Topit per gegnishten

Të panevojshme i ka cilësuar Sekretari për Çështjet Zgjedhore në LSI dhe zv.ministri i Transportit, Ylli Manjani, replikat e presidentit Topi ndaj kryetares së kuvendit Jozefina Topalli për dialektin e gegnishtes të përdorur prej saj.

I ftuar në ABC news, zoti Manjani tha se “ reagimi qytetar është I domosdoshëm. Të fyer janë shqiptarët dhe Shqipëria. Kjo është një gafë e presidentit Topi. Ai përdori një zhargon të denjë për kafenetë e Tiranës”

“Zoti Topi duhet të përfaqësojë unitetin e kombit dhe jo përcarjen e tij. Është i panevojshëm debati për gegë e toskë. I humbur politiksht është presidenti, ndërsa shteti ka humbur kryetarin e vet. Populli ka humbur përfaqësuesin e tij. Zoti Topi është një politikan me mllef dhe po shfaq mungesë durimi dhe nervash për të drejtuar qetësisht shtetin. Topi i ka humbur të gjitha misionet e tij”, është shprehur zv.ministri i Transporteve, Ylli Manjani, duke kujtuar se presidenti është duke u marrë me partinë e re që po krijon dhe se është kundër censusit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›