Fier: Pranga dy shtetasve, grabitën 850 euro

Si rezultat i veprimeve të policisë nga specialistët e seksionit kundër vjedhjeve me dhune dhe armë në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier, brenda 24-oreve është bërë e mundur identifikimi dhe me pas kapja e dy shtetasve te dyshuar per konsumim te vepres penale " Vjedhje nëpërmjet ushtrimit të dhunës e kryer në bashkepunim". Në pranga kanë rënë shtetasit Geraldo Mahmutaj, 20 vjec dhe Gazmir Xhafa, 20 vjec.
Keta shtetas dyshohen se në bashkepunim me njeri-tjetrin, i kane vjedhur një shumë parash prej 850 euro shtetasit me inicialet E.H, ndaj te cilit kanë përdorur dhunë me sende të forta në afersi të pallatit ku banonte. Në momentin e kapjes, shtetasit Geraldo Mahmutaj , iu gjeten 250 euro, te cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga ana e sherbimeve të policisë, po kryhen të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe hetimore per dokumentimin e plote ligjor të kesaj vepre penale dhe materialet proceduriale te perpiluara në ngarkim te tyre, do ti kalojnë Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Fier.