E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, dënohet me 12 vjet burg nëna vrasëse

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vjet burg nënën e cila vrau fëmijën e saj 18 muajsh sepse nuk e duronte dot kur qante.
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për Sonila Lumin duke e akuzuar atë për “vrasje në rrethana cilësuese”.
 

Ngjarja ka ndodhur në maj të vitit të kaluar në fshatin Zëmblak të Korçës ku nëna 23-vjeçare nga fshati Vidohovë i Devollit, e martuar në fshatin Zëmblak, ka qenë në shtëpi vetëm me fëmijën kur e ka rrahur atë deri sa i ka marrë jetën, ndërsa burri, Eduard Hoxhalli 27 vjeç, nuk ndodhej aty.
 

Gruaja 23 vjeçe e ka thirrur burrin kur ka parë që fëmija kishte mbetur pa ndjenja dhe të dy bashkë i janë drejtuar spitalit të Korçës, ku u thanë mjekëve se fëmija ishte sëmurë rëndë.
 

Gruaja i kishte treguar këtë version edhe burrit të saj, por kur është konstatuar se fëmija një vjeç e gjysmë kishte vdekur, ishte babai i tij i pari që ngriti dyshimet për një vrasje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›