E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, pranga 41-vjeçarit, qëllon 45-vjeçarin Suli

Si rezultat i operacionit të koduar "5000 eurot", në Sarandë është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Xhibo, 41 vjeç , lindur dhe banues në Delvinë.
 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të mjetit tip Opel me targa SH 8720 E, ku ka ngelur i plagosur në këmbë shtetasi Mark Suli, 45 vjeç, banues në Shkodër. Menjëherë nga grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje është organizuar puna për zbardhjen e saj, si dhe janë ngritur post-blloqe në disa pika kryesore të qytetit nga ku është bërë i mundur edhe ndalimi dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, Astrit Xhibro. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një gëzhojë e modelit 3-72 Makirovka dhe një automjet me targa YIB 7449.
 

I dëmtuari Mark Suli aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet proceduriale do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›