Greva e paraplegjikëve, largohen dy grevistë

Rëndohet gjendja shëndetësore e tetra dhe paraplegjikëve në ditën e gjashtë të grevës së urisë. Gjatë ditës së sotme, dy nga grevistet paraplegjikë kanë lënë grevën e urisë dhe janë dërguar në spital pas komplikacioneve që kanë pasur.
Kryetarja e shoqatës së tetra dhe paraplegjikëve ka theksuar se gjendja e grevistëve mbetet e rëndë dhe situata po vështirësohet. Ajo i ka bërë apel qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre në mënyrë që ata t`i japin fund grevës.
22 gra dhe burra, të cilët kanë hyrë në ditën e gjashtë të grevës, kërkojnë rritjen e paketës higjeno-sanitare, rritjen e masës së karburantit që përfitojnë si dhe një rritje page për personat që kujdesen për ta.