PS: Basha gënjen për taksat, ja sa paguan Berisha në vit
TIRANË-Partia Socialiste vlerësoi sot se numri i taksave që qytetarët e Tiranës paguajën në Bashki janë vetëm 3 duke hedhur poshtë pretendimet e së djathtës që akuzon se janë 82 taksa detyrim për pagesë.
Deputeti Erjon Brace u shpreh sot se kjo vërtetohet duke marrë shembull kryeministrin Berisha, familjarë dhe ministrat të kabinetit të tij.
“Berisha paguan 9 180 taksa në vit, Shklëzen Berisha, djali i Berishës paguan 5 500 lek në vit. Ministri Olldashi paguan 7 600 taksa në vit, pra cdo familje paguan vetëm 3 taksa, konkretisht 550 lekë në muaj”, u shpreh Brace duke theksuar se Basha ka gënjyer qytetarët kur shprehet për taksat e Bashkisë.
“E pra Basha ka hyrë në garë për të gënjyer, dhe me deklaratat që bën është humbës që në fillim të garës”.
Sipas Braces barra fiskale vjen nga taksat e qeverisë që sipas tij janë tepër të larta. “Shqiptarët i paguajnë 70 herë më shumë taksa qeverisë”.
(d.b/BalkanWeb)