E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier; Qëllon me levë bashkëshorten, vetëvritet duke pirë fostoksinë



Ka qëlluar me levë në kokë bashkëshorten e tij dhe më pas është vetëvrarë duke pirë fostoksinë. Fakti bëhet i ditur nga burime zyrtare të policisë së Fierit, sipas të cilave, Aristotel Gjoni, 45 vjeç, ka gjetur vdekjen pasi ka pirë tri kokrra pesticid fostoksinë. Sipas burimeve, para se të kryente këtë veprim, ai kishte qëlluar gruan dy herë me levë hekuri pas koke. Më parë ky shtetas ka tentuar që të vetëhidhet në erë me anë të dy granatave, por që nuk kanë shpërthyer edhe pse u ka hequr siguresën, dhe më pas ka pirë tri kokrra fostoksinë. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në lagjen “Sheq i Madh”, vetëm dy kilometra larg qendrës së Fierit, rreth orës 12:30 minuta. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, ndërkohë që të afërm të tyre si dhe komshinj i kanë dërguar me urgjencë në repartin e kirurgjisë së spitalit rajonal Fier. Mjekët kanë pohuar se çifti Gjoni ka shkuar në gjendje të rëndë. Aristoteli ka ndërruar jetë 30 minuta pasi ka mbërritur në spital, pasi kishte pirë sasi të madhe pesticidi fostoksinë. Edhe gruaja e tij 37-vjeçare, Vasilika, është në gjendje të rëndë, pasi kishte marrë dy goditje leve hekuri pas koke.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›