Prostitucion me te mituren, kapen tutoret
Tirane-Shkaterrohet nje baze prostitucioni, qe funksiononte prej kohesh ne autostraden Tirane-Durres. Per muaj me radhe, nje e mitur 17-vjecare, mbahej e izoluar brenda ne ambientet e nje hoteli, ku detyrohej te kryente marredhenie seksuale me klientet qe ia gjenin tutoret. Duke shfrytezuar gjendjen e veshtire ekonomike te vajzes nga fshati Berxull i Tiranes, ata kishin mundur ta joshnin me shuma te tera parash, qe vajza mund t'i fitonte brenda pak oreve. Adoleshentja ka pranuar kushtet e tyre dhe ka rene dakord te "punoje", per llogari te tyre. Asaj i ishin krijuar te gjitha kushtet komode, qe te mund te kryente kete pune, te cilat ishin kryesisht hotele ne Tirane dhe ne autostrade. Muajt e fundit, baza e ushtrimit te prostitucionit ishte nje hotel qe ndodhet ne autostraden Tirane-Durres. Pas vezhgimeve te njepasnjeshme, strukturat e antitrafikut te policise se Tiranes, jane bindur se ne ambientet e Hotel-Restorant "Vito", qe ndodhet ne kilometrin e 6-te te autostrades Tirane-Durres, ushtrohej aktivitet i paligjshem. Ne bashkepunim me Prokurorine e Tiranes, ata kane organizuar operacionin e koduar "Mysafiri", i cili coi ne arrestimin ne flagrance te 4 personave te dyshuar per shfrytezimi prostitucioni. Pas ketij arrestimi, policia ka marre ne mbrojtje vajzen 17-vjecare, viktime te shfrytezimit te prostitucionit.
Operacioni
Burime zyrtare te Policise se Tiranes, bene te ditur se hetimi per zbulimin e kesaj baze te ushtrimit te prostitucionit, ka zgjatur per afro 3 muaj. Te arrestuarit e operacionit "Mysafiri", jane Gentian Prenga 27 vjec, Artur Perndokaj 44 vjec, Albert Stafa 27 vjec dhe Fjordi Avdiu 24 vjec, qe te gjithe me banim ne Tirane. Sipas policise keta persona, kane shfrytezuar per qellime prostitucioni, duke vendosur ne dispozicion ambiente per kete qellim, per nje vajze 17-vjecare. Sipas policise, kohet e fundit vajza eshte detyruar te punoje ne ambientet e hotel "Vito", ndersa me pare e ka ushtruar kete aktivitet edhe ne disa hotele te tjera ne Tirane. Mesa mesohet, 17-vjecarja eshte detyruar te prostituoje nga tutoret e saj, te cilet i kane privuar edhe lirine. Pas arrestimit, policia ka mundur te sekuestroje ne cilesine e proves materiale, dy automjete te perdorura nga te arrestuarit, shumen e parave prej 15.000 lekesh, 20 telefona celulare, si dhe 5 cope prezevative.
Te arrestuarit
Gentian Prenga 27 vjec, banues ne Tirane
Artur Perndokaj 44 vjec, banues ne Berxull
Albert Stafa 27 vjec, banues ne Tirane
Fjordi Avdiu 24 vjec, banues ne Tirane