E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli "ndihmon" Pajen, ul denimin duke ndryshuar akuzat

Tirane- Ilir Paja, i njohur si "mjeshtri i arratisjeve", eshte denuar dje me 10 vjet burgim nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda. Gjate seances se djeshme, togat e zeza kane shpallur fajtor te pandehurin, ndersa kane rrezuar akuzen e "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese, e mbetur ne tentative", ne "plagosje te rende me dashje". I pandehuri ka perfituar nje te treten e uljes se denimit, pasi ishte duke u gjykuar me gjykim te shkurtuar, duke i mbetur per te vuajtur vetem 6 vjet e 8 muaj burgim. Gjykata e Shkalles se Pare per Krimeve te Renda, e denoi Pajen me 15 vjet burgim. Ngjarja per te cilen akuzohet Ilir Paja, ka ndodhur me 6 mars te vitit 2008 rreth ores 10:00, kur punonjesit e policise Bledar Haxhimali dhe Roland Mete, me detyre agjent ne njesine e operacioneve speciale ne Drejtorine e Policise Tirane, gjate kohes qe ishin me sherbim, kane pare nje person ne makine qe ngjasonte shume me personin ne kerkim Ilir Paja. Menjehere kane njoftuar eprorin e tyre, Dorjan Muca, me detyre shef i Seksionit te Mbikeqyrjes dhe Operacioneve Speciale ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Tiranes, nga i cili eshte udhezuar te vihet ne ndjekje te personit. Pas urdhrit, dy punonjesit e policise me motorin e tyre te sherbimit te tipit "Skuter", jane vene ne ndjekje. Kur shefi i Seksionit te Mbikeqyrjes dhe Operacioneve Speciale ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Tiranes, Dorjan Muca ka arritur perpara farmacise 10, i eshte drejtuar Pajes me thirrjen: "Policia, dorezohu!". Paja sapo ka pare punonjesit e policise qe i jane drejtuar, menjehere ka reaguar duke i dhene makines mbrapsht me shpejtesi, duke marre poshte motorit, agjentin Bledi Haxhimali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›