"S'munda te ndihmoje shoket"
Tirane- Ish-tankisti i Gardes se Republikes, Shpend Haklaj, deshmitar i masakres se Cerrikut ne mars te vitit 1997, ka treguar dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda, momentin qe nga marrja e urdhrit deri ne plagosjen e shokeve te tij. Shpend Haklaj, per rreth dy ore ka treguar para gjykates pritjen me arme qe i bene banoret e Cerrikut dhe sulmin e tyre ne pabesi. "Ne 16 mars te vitit 1996 jam punesuar me detyren shofer tankesh. Ka qene data 21 ose 22 mars kur morem nje urdher per te shkuar ne Cerrik. Urdhrin na e dha komandanti i kompanise dhe detyra ishte ne mbeshtetje te forcave speciale qe vareshin nga Ministria e Mbrojtjes. Urdhrin e morem ne nje kohe qe ishte djegur posta e Cerrikut. Kur u nisem nga Garda kemi qene 6 tankiste dhe 4 makina te blinduara. Ndoqem rrugen e "Plepave" dhe kur arritem ne Elbasan, u vendosem per te fjetur ne hotelin "Skampa".
Misioni drejt Cerrikut
"Ne oren 6 te mengjesit na rreshtuan para Komisariatit te Elbasanit dhe aty na urdheruan per t'u nisur ne Cerrik dhe per te mbledhur armatimin. Ketu jane bashkuar me ne edhe forca te tjera, nderkohe qe ne blinden time, kishte 4 police te forcave speciale. Gjate rruges ka pasur blinda, fugona policie dhe mbrapa meje ishte nje automjet IFA", ka treguar dje Haklaj. Me tej, ai i ka bere me dije trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Klodian Kurushi, se kishin ndaluar ne fshatin Therm dhe aty forcat speciale gjeten nje sere armatimesh, te cilat i moren me vete. "Pasi u kthyem nga fshati Therm, u nisem drejt Cerrikut. Tanku im ishte i parafundit ne radhen e tankeve, rruges per ne Cerrik. U vendosem para Pallatit te Kultures ne Cerrik dhe ishim rreth 4 tanke. Ne ato momente degjova krisma armesh dhe pashe rikosheta plumbash ne nje shtylle elektrike. Mbylla kapakun tim dhe po prisja cfare do te bente tanku para meje dhe do veproja edhe une si ai. Kam ndenjur 20 deri ne 30 minuta pa levizur, nuk shikoja dot se cfare po behej perjashta, pasi po prisja levizjen e tankut para meje", ka vazhduar me tej deshmitari. Haklaj i ka shpjeguar gjykates se ne vendngjarje kishte forca te armatosura qe leviznin ne kembe. "Disa te forcave speciale hapen deren dhe u futen ne tankun tim, pasi blindat e tyre ishin djegur. Kur dolem tek rruga e kthimit, gjeta Hysen Docin, Pjeter Kolprencin dhe nje person tjeter. Ata hyne ne blinden time dhe me treguan per ngjarjen. Hysen Doci me tha se njeri nga ata te Forcave Speciale, ne tankun e tij kishte marre nje plumb ne koke, pasi qendronte siper tankut tek pjesa larte, duke e pasur gjysmen e trupit jashte. Ne keto moment nje plumb e kap ne koke dhe e plagos. Gjithashtu Hysen Doci me tregoi se rruges ai kishte pyetur nje kalimtar te rastit per vendndodhjen e spitalit. Me pas Hysen Doci e kishte marre me vete kete person, duke e detyruar t'i tregonte rrugen per ne spital. Me te arritur ne spital kishte lene personin e plagosur dhe i kishte thene qe te kujdeseshin per te".
Plagosja e Agron Kulicit
Gjate kthimit per ne shesh, ai kishte pare nje tank te fikur dhe trupat e vdekur te Sali Martinit dhe Besnik Sylanit. Por nuk kishte mundur qe t'i merret ne tank trupat e tyre te pajete. Hysen Doci i kishte treguar se ne ato momentet kishte rene nje predhe dhe kishte menduar se do t'i kepuste kembet. Por fatmiresisht arriti te shpetonte dhe te dilte jashte tankut", ka vijuar me deshmine deshmitari i thirrur nga akuza. Me tej ai ka treguar se Pjeter Kolprenci, i kishte thene se kur ishte ne ballkonin e nje pallati, kishte pare te shtrire ne toke dhe te plagosur Agron Kulicin dhe Fari Metaliajn. "Ate dite kam mesuar se ka pasur shume gardiste te vrare dhe te plagosur. Gjithashtu mesova se edhe Bashkim Mella dhe Halit Haxhia, ishin vrare. Pasi u terhoqem nga Cerriku u vendosem ne Elbasan, ku na u dha nje urdher per t'u rikthyer ne Cerrik, per te marre trupat e pajete. Por ne nuk pranuan pasi nuk ishim te armatosur per te luftuar. Dua te them se ne nuk ishim te armatosur, por vetem kishim pistoleta", tha Shpend Haklaj. Ne fund te deshmise se tij, ai tregoi se nuk kishin qelluar mbi popullin e Cerrikut.