Fier/ Feston ne lokal, aktori harron ku parkoi makinen
Nje aktor i trupes teatrore te qytetit te Fierit, ka vene ne alarm policine vendore teksa denoncoi vjedhjen e dyshuar te automjetit te tij tip "Benz", qe mendonte se e kishte parkuar poshte shtepise. Hetimi i kryer nga blute dhe kontrolli ne qytet zbuloi mjetin e parkuar para nje lokali ne vendin e quajtur "Bar Rinia". Klajdi M., i ka thene policise se makina e tij ishte vjedhur pasi mengjesin e djeshem nuk e gjeti poshte shtepise, por ne fakt sipas bluve, aktori kishte harruar pas dehjes me shoket ne lokal, se e kishte parkuar para lokalit ku festoi. Alarmi ka rezultuar i rreme, ndersa i riu eshte keshilluar qe te mos harroje me here tjeter dhe te jete me i kujdesshem.
Xh. B.
Xh. B.