Fier-Tepelenë, rruga që do shmangë kthesat e Ballshit
Në rast se punët do të shkojnë sipas parashikimeve pas 30 muajsh, rruga nga Fieri në Tepelenë do të shmangë të gjitha kthesat e mërzitshme të Ballshit.
Dje u nënshkrua pas disa vitesh vonesë, kontrata për rrugën Fier-Tepelenë, e gjatë 70 kilometra. Financimi për rrugën, projekti i të cilit ishte gati që në vitin 2004, është bërë nga "Berzh" dhe "BEI". Segmenti rrugor Levan- Tepelenë është pjesë e korridorit veri-jug që shtrihet nga Hani i Hotit në kufirin shqiptaro-malazez në veri deri në Kakavijë, në kufirin shqiptaro-grek në jug. Rruga është e projektuar me dy kalime. Gjerësia e asfaltuar e rrugës do të jetë 10. 5m (2 korsi me 3. 75m dhe 2 bankina me 1.5m). Rrogën do ta ndërtojnë dy firma, njëra italiane dhe tjetra austriake. Segmentin e parë Levan-Damës me gjatësi 37.5km me vlerë 39.1 milion euro me TVSH, do ta ndërtojë kompania italiane 'TODINI CONSTRUZIONI GENERALI". Ndërsa për seksionin e dytë nga Damës në Tepelenë me gjatësi 32.5 km dhe me vlerë 28.6 milion euro (me TVSH), do të punojë firma austriake "Alpine Bau Gmbh". Punimet e ndërtimit për këtë aks do të zgjasin 30 muaj dhe do të përfshijnë ndërtimin e 50 urave, 48 veprave të vogla arti. Shpejtësia e parashikuar varion nga 80 deri më 100 km/h. Pika e fillimit (Km 0) gjendet atje ku rruga Levan-Tepelenë bashkohet me rrugën ekzistuese Fier-Vlorë, 9.5 km në juglindje të Fierit. Për rreth 37.0 km rruga përshkon një terren kryesisht fushor përgjatë rrjedhës së Vjosës dhe bashkohet me rrugën ekzistuese Fier-Tepelenë në Damës (Fratar). Ky segment ndjek luginën e Vjosës dhe shmang plotësisht zonën e vështirë kodrinore të Ballshit. Rruga arrin më pas në Tepelenë, duke ndjekur pak a shumë gjurmën ekzistuese me përmirësime të ndjeshme të karakteristikave gjeometrike dhe sigurisë. Trafiku ekzistues në këtë aks është 3500 mjete në ditë. Vlerësimi i trafikut për aksin Fier-Tepelenë parashikohet që në vitin 2015 të arrijë në mbi 6000 mjete në ditë.