Rama-Berisha, replika për investimet në Tiranë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama dhe Kryeministri Berisha kanë vazhduar replikat në distancë për investimet publike në kryeqytet.
Nga Bregu i Lumit, disa kilometra larg Tiranës, ku Berisha inauguroi një ujësjellës-kanalizimi, akuzoi Ramën se po mashtron me deklaratat e tij për investimet e Bashkisë në shkolla. "Janë 2.2 miliardë lekë kredi e marrë nga qeveria shqiptare për shkollat e Tiranës, kurse kryetari i bashkisë me korrespondencë akoma s'ka dorëzuar më shumë se tre të tilla dhe përpiqet t'ua shesë për të reja shkollat e vjetra që i bojatisë me bojërat që preferon vetë", u shpreh Berisha. Kryeministri shtoi se, "qeveria ka investuar 20 miliardë lekë për investime në ujësjellës dhe shkollat e kryeqytetit: Nga të cilat 9 miliardë lekë kredia që qeveria arriti të sigurojë nga qeveria japoneze për kanalizimet e Tiranës; janë 2.2 miliardë lekë të investuara gjatë këtyre dy viteve në ujësjellës dhe kanalizime nga buxheti i shtetit". Nuk ka vonuar përgjigjja e Ramës ndaj deklaratave të Kryeministrit, të cilin e ka akuzuar se kërkon të marrë mundin e të tjerëve si sukses të tij. Ndërsa përuronte nisjen e punimeve për asfaltimin e rrugëve dytësore në Tiranë, konkretisht punimet e rrugës "Sadik Petrela", Rama i kërkoi Berishës të mos flasë nga periferia, por të shohë se ku qëndrojnë problemet e vërteta të Tiranës. "Besoj se sot duhet të ishte rasti që kryeministri të ishte këtu dhe të mos fluturisej pas një kanali të ujërave të zeza, sepse i gjori njeri mbeti duke shkuar pas komunave e bashkive për të marrë një punë mbi vete, sepse punët qeveritare po i shikoni të gjithë se si po shkojnë. E ka marrë 'ferra uratën' e kësaj qeverie", u shpreh Rama. Javët e fundit janë shtuar akuzat e ndërsjella mes Ramës dhe Berishës, i cili i ka konsideruar investimet në Bashkinë e Tiranës më të pakta se ato të një komune të drejtuar nga Partia Demokratike. a.l