E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: “Milani jo në krizë, situatë kalimtare”



Ronaldinjo e Pato do të jenë në dispozicion të Milanit, më 31 gusht me rastin e ndeshjes së javës të parë të kampionatit italian, ku kuqezinjtë do të përballen në “San Siro” kundër Bolonjës. Lajmin e bëri të ditur administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani pas një takimi me Karlo Ançelotit, ku kanë diskutuar gjatë pas humbjes së Milanit me Çelsin. “Kemi analizuar situatën”, - tha Galiani. “Bëhet fjalë vetëm për një gjendje absolutisht kalimtare. Para një jave Milanin fitoi ‘Trofeun Tim’, duke mundur Interin e Juventusin”. Në lidhje me turneun e Moskës, trajneri Ançeloti pohoi se ekipi i tij e kishte marrë jo me mentalitetin e gabuar dhe jo me seriozitetin e duhur. Megjithatë, humbjet me Seviljen (0-1), e sidomos me Çelsin (0-5), ishin djegëse.
LAJME TË MIRA – Kanë të bëjnë me Paton e Ronaldinjon. Pak ditë më parë dukej se pas Olimpiadës së Pekinit, dy brazilianët mund të ndiqnin trajnerin Karlos Dunga drejt Brazilit, pasi në muain shtator kombëtarja braziliane do të luajë kundër Kilit e Kolumbisë për eliminatoret e Botërorit 2010. Emergjenca në sulm, ka bërë të ndryshojnë edhe planet. Pato e Ronaldinjo, menjëherë pas Lojërave Olimpike do të nisen për në Milano për të qenë në dispozicion të teknikut Ançeloti. Më pas nis turi i gjatë për t’u bashkuar me Brazilin. Dy brazilianët pas ndeshjes kundër Kolumbisë duhet të kthehen në Itali për të luajtur kundër Xhenoas me Milanin.
TË RINJTË - Dy lajme të reja nga kampi i Milanit. Sulmuesi i ri uruguajan Viudez dhe mesfushori Kardiaço do të nisen me skuadrën drejt Anglisë për ndeshjen miqësore kundër Mançester Sitit. Viuedez sapo ka mbushur 19-vjeç, dhe i ka të gjitha mundësitë të debutojë me fanellën kuqezi kundër Sitit. Dhe të thuash se para një jave njihte Kakanë e milaniste e tjerë, vetëm se luante në plejstejshën.

Box:
KAKA
Mbasditen e sotme milanistët do të rifillojnë stërvitjen. Do të jetë edhe Kaka, i cili do të fillojë një program rihabilitimi të personalizuar. Ançeloti është i bindur se do ta ketë në dispozicion për ndeshjen e parë të kampionatit kundër Bolonjës.

Ferguson: “Ronaldo, qëndro edhe një vit”

Akoma edhe një vit me Mançesterin dhe pastaj do të jetë i lirë për të luajtur në Spanjë. Ky është premtimi që do të bëjë Sër Aleks Fergusoni përpara Kristiano Ronaldos. Sipas tabloidit anglez “The Sun”, tashmë është e qartë se portugezi do të largohet në drejtim të Spanjës, por trajneri i “Djajve të kuq”, dëshiron ta mbajë edhe 12 muaj të tjerë në Angli. Tashmë është fiksuar edhe çmimi i transferimit për sezonin e ardhshëm: 80 milionë euro. Ferguson e Ronaldo u takuan dje në Angli, ku Kristiano kreu edhe një kontroll në kaviljen e operuar.

6 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›