Itali, Rajmonda mund të jetë mbytur në fyt nga i shoqi italian
MASSAROSA- Zbardhen detaje të vrasjes së Rajmonda Zefit, gruas shqiptare në Itali e cila që prej 31 dhjetorit rezultoi e zhdukur.
Bashkëshorti italian, Francesco Quinci, kishte arritur të fshihte për disa ditë krimin, por dje ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes për një vrasje aksidentale. Sipas tij 30 vjecarja shqiptare, Rajmonda ishte rrëzuar nga shkallët gjatë grindjes dhe aty kishte përplasur kokën dhe kishte vdekur në vend. Ky version u mbështet edhe nga avokati i Quincit, Carlo Alberto Antongiovanni.
Por mjekët ligjorë thonë se kanë arritur të dallojnë te trupi i viktimës shenja të kapjes në fyt. Mgjithatë këto janë vetëm të dhënat e para që ekspertët ligjorë, të caktuar nga prokuroria e Lukës, ( qyteti ku ka ndodhur krimi) kanë arritur të konstatojnë në një inspektim të parë të kufomës.
Agjencia e lajmeve ANSA shkruan se shenjat në fyt mund të jenë shkaktuar nga një shtrëngim me duar. Gjithcka do të konfirmohet nga autopsia që është parashikuar të zhvillohet të hënën.
ZHDUKJA, ME PAS GJETJA E TRUPIT TE SHQIPTARES
Trupi i Rajmondës, gjysmë i zhveshur dhe me fytyrën e mbuluar me gjak, u gjet dje në një zonë të thellë, në një pyll 30 km larg shtëpisë. Vetë Francesco u tregoi policisë se ku kishte hedhur trupin e 30 vjecares me të cilën kishte pasur dhe dy fëmijë, 8 dhe 3 vjec. Bashkëshorti lajmëroi zhdukjen e Rajmondës në datën 3 janar, ndërsa kishte thënë se ajo ishte larguar nga shtëpia që më 31 dhjetor. Gjurmë gjaku janë gjetur edhe pranë shtëpisë së çiftit si dhe në makinën e bashkëshortit të shqiptares.
Francesco Quinci është ndaluar me akuzën e vrasjes së vullnetshme dhe fshehje të trupit të viktimës, dhe nesër do të merret në pyetje nga gjyqtari për hetimet paraprake.
Ajo që kishte shkaktuar grindjen ishte ndoshta angazhimi i gruas shqiptare në botën e spektaklit. Rajmonda Zefi që prej disa kohësh kishte krijuar një shoqatë me shqiptarë të tjerë, për të punuar në sektorin e spektaklit dhe argëtimit në lokalet e natës apo ato të modës në Viareggio dhe Versilia.
Mëngjesin e 31 dhjetorit kishte shpërthyer sërish debate për shkak të një telefonate të një prej miqve shqiptarë që ndoshta i kishte thënë të bëhej gati për organizimin e një evenimenti me rastin e festimeve për Vitin e Ri. Në ato momente fëmijët nuk kanë qenë në banesë, por tek të afërmit e tyre për të festuar.
SHUME PROVA KUNDER ITALIANIT
Janë shumë prova që bëjnë të dyshojnë prokurorinë se kemi të bëjmë me një vdekje aksidentale. Sipas akuzës Quinci nuk ka telefonuar 118 për të kërkuar ndihmë për gruan, ka marrë kufomën dhe e ka hedhur në një vend të humbur, si dhe për disa ditë ka heshtur duke mos thënë të vërtetën. Kundër tij është dhe dëshmia e një komshie, si dhe gjurmët e gishtave në fyt.
(Suela Gera/balkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Itali, vrasja e shqiptares nga bashkëshorti, ja skena e krimit