E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shengjini ne hall, pa rruge dhe uje

Kur pritej qe numri i pushuesve te shtohej ne bregdetin e Shengjinit, duket se po ndodh e kunderta, ne krahasim me nje vit me pare. Nje nga shkaqet eshte mungesa e investimeve dhe braktisja e rruges, qe lidh Shengjinin me Lezhen. Rruget prej kohesh jane te bllokuara, pasi vetem gjashte muaj me pare ka filluar rikonstruksioni i saj, por ende nuk eshte perfunduar. Nderkohe qe mbetet problematike dhe e ceshtje e pazgjidhur per pushuesit, te cilet zhgenjehen nga pushimet ditore. Prej rreth nje muaji, uji i pijshem mungon ne cezmat e banesave te kesaj qyteze. Shkak behen nderhyrjet e paligjshme ne tubacionin e ujesjellesit, nderkohe qe rrjeti i ri ende nuk ka perfunduar per te furnizuar ne linje te vetme bregdetin e Shengjinit, ashtu sic dhe ishte premtuar. Luigj Prela, kryetari i komunes Shengjin, shprehet se "kete vit kemi vendosur te sfidojme te gjithe plazhet e vendit tone. Pas pese ditesh do te kryhet edhe furnizimi me uje i banoreve, me ndihmen e linjes se re, ndersa plazhi eshte i paster". Por, po te vezhgosh me kujdes terrenin, shikon nje realitet te trishte. Mungesa e ujit ka bere qe edhe numri i pushuesve kete vit te jete shume i ulet, krahasuar me nje vit me pare. Nderkohe qe, koshat e mbeturinave nuk jane te vendosur ne te gjithe gjatesine e plazhit prej 7 km. Kjo ben qe pushuesit, qe frekuentojne kete plazh, ta ndotin me shume. Rruga qe pershkon plazhin eshte e mbushur gjithe gropa, duke mos pasur asnje shprese qe kete vit te ribehet nga e para. 95-vjecari Kol Mhilli shprehet se "erdhi Kryeministri para nje muaji dhe preu shiritin e inaugurimit te Ujesjellesit, kur uji s'ka ardhur ne shtepi ende". Qe nga viti 1991, Shengjini vuan mungesen e ujit te pijshem. "Ndersa ka nje bum investimesh te ndertimeve te pallateve, keto jo nga banoret e Shengjinit, por nga biznesmene te fuqishem, qe shpesh kane edhe suporte politike dhe shihen te qarkullojne ne kete zone", thote Mhilli. Cmimet ne Shengjin jane te larta dhe askush nuk kujdeset per to, kurse plazhi eshte zaptuar nga privatet, qe kane vendosur cadra e shezlonge kundrejt pageses nga 100 deri ne 3 mije leke te reja cdo dite. Ka shume pak hapesira te plazhit publik ne kete zone, dhe pushuesit shprehen te pakenaqur per kete situate. Sipas tyre, ne Shengjin nuk ka vend per banoret e zones qe duan te pushojne dhe jo me per turistet e huaj. Duket se edhe ky sezon do te shenoje zhgenjimin e radhes per pushuesit ne Shengjin, ndersa shpresohet qe viti i ardhshem ta gjeje plazhin me uje e pasterti, qe do vijne nga investime te sigurta.

Ardian Bushi

"Nuk ka uje per te pire, rruga gjithe gropa"

Jolana Andoni ka udhetuar nga Tirana per te kaluar disa dite pushimesh ne Shengjin.

"Kisha dy vite pa ardhur ketu, dhe gjendem prej kater ditesh ne plazh. Te them te drejten, rruga per te ardhur ketu ishte gjithe gropa dhe kur mendon qe do te kaloje makina mbi to, eshte katastrofe. Une qendroj ne hotel dhe ka kushte shume te mira. Uje per t'u lare ka, pasi pronaret e lokaleve kane bere dhe pishina. Ndersa per uje te pijshem, harroje. Pastertia ne plazh mungon, por mendoj qe edhe ne jemi pergjegjes per kete. Megjithate, komuna mund te vinte te pakten koshat e mbeturinave anash reres, qe ne te kemi ku te hedhim plehrat", thote Jolana.

"Ka ndryshime, por po pakesohen pushuesit"

Preke Marku banon ne Shengjin dhe e sheh ndryshimin nga viti ne vit. "Kete vit kushtet jane me te mira se asnje vit tjeter ne plazhin e Shengjinit. Ka drita gjate 24 oreve, ndersa numri i pushuesve, krahasuar me nje vit me pare, jane me te paket. Cmimet mendoj se jane me se normale, per ato familje qe kane te punesuar dhe nje buxhet mujor. Vendosja e shezlongeve ne te gjithe hapesiren e plazhit mendoj se tregon mireqenie, pasi ata qe kane leke mundet te bejne plazh te rehatshem dhe pa probleme. Per te qendruar ne shezlonge duhet te paguash 300 leke dhe per te pushuar qetesisht mendoj se ia vlen. Besoj keshtu eshte dhe ne plazhet e tjera", shprehet Marku.

"Mire qe s'i ka dale pronari dhe detit"

Vlash Gjikola banon ne Shengjin, por punon ne portin e zones, ku paguhet me 15000 leke ne muaj dhe jeton ne nje shtepi me qira. "Vij ketu me familjen kur kam kohe te lire per te bere plazh dhe nuk gjej vend ku te qendroj, pasi plazhi eshte i zaptuar nga pronaret e lokaleve dhe hoteleve. Mire qe akoma nuk i ka dale pronar detit. Cmimet kane nje ngritje si kudo edhe ne Shengjin dhe jane te paperballueshme per ne si konsumatore. Ndersa ka qene nje situate e qete deri tani, por kjo mendoj edhe per faktin qe numri i pushuesve eshte jo i madh dhe i paperfillshem. Pushteti lokal nuk ka menduar per asnje vend argetimi per ne si qytetare dhe per femijet tane", kritikon punetori i portit.

"Duhet permiresuar infrastruktura e plazhit"

Mereme Xhaja ka udhetuar nga Prizreni i Kosoves per te kaluar pushimet ne Shengjin. Eshte i dyti vit qe vjen ne Lezhe dhe thote se i pelqen kjo zone.

"Kushtet qe afrohen ketu jane te mira, pasi dhe pastertia e plazhit kete vit eshte me ndryshe. Ajo qe mendoj eshte permiresimi i infrastruktures, pasi mungojne rruget dhe te hysh ne Shengjin e ke te veshtire te orientohesh kete vit, pasi mungojne tabelat dhe rruga eshte e shkaterruar plotesisht. Po kryhen punime, por mendoj se duhej te ishin bere me pare dhe jo ne kete kohe pushimesh. Cmimet kane rritje, por tashme ne i kemi marre parasysh qe kur jemi nisur", shprehet Meremja.

"Po betonohet bregdeti i Shengjinit"

Marjan Frani udheton pothuajse cdo dite nga Lezha per ne Shengjin, meqenese plazhi eshte afer. "Lenia e punimeve per t'u kryer tani, ka ndikuar edhe ne uljen e turisteve ne Shengjin. Ajo qe me shqeteson mua, si i ri qe jam rritur tashme me bregdetin e mrekullueshem te Shengjinit, jane ndertimet pa kriter qe po behen, zenia e hapesires se reres, kur jashte vendit, pushteti vendor nxjerr nga deti rere dhe vesh malet, ne e kemi reren dhe po e betonojme. Plazhi duhet te jete me i paster, pasi pushuesit hedhin mbeturinat aty ku rrine, sepse nuk ka kazane. Edhe kete vit, ka pak shpresa qe do te vije uji i pijshem ne Shengjin", ve ne dukje Marjani.

"Cmimet jane te paperballueshme"

Flutura Marlecaj banon ne Shengjin dhe vjen shpesh me familjen e saj ne plazh.

"Kemi nje det te paster dhe rera eshte e ndotur ne ane te saj. Ndersa rruga eshte e shkaterruar dhe me gropa, pluhuri te shoqeron vazhdimisht. Cmimet e ushqimeve kane nje rritje shume te madhe dhe te paperballueshme nga prinderit tane. Ndersa cmimet e qirave nuk kane pesuar ndryshime me vitin e kaluar dhe nje dhome me te gjitha kushtet shkon nga 25000-30000 leke. Ne shtepi mungon uji i pijshem. Zgjohem rreth ores 08:00 te mengjesit dhe deri ne oren 11:00 merrem me mbushjen e ujit. Edhe ndertimet ne bregdet jane problem", thote Flutura.

"Cisternat e naftes rrezikojne qytetin"

Alketa Marku, edhe pse banon ne Shengjin, e ka te veshtire per te gjetur vend ne plazh, per shkak te privateve. "Rruget jane te zena, kjo per shkak te inerteve, ndersa vendi po betonohet cdo dite. Plazhi ka filluar te ndotet nga papastertia, pasi mungojne kazanet e mbeturinave. Ndersa ne afersi te portit hidhen mbeturinat e fabrikave te peshkut, duke ndotur ujerat. Nuk ka vend ne Shengjin ku mund te qendrojne te pakten pensionistet, pasi per ne te rinjte nuk mendon askush. Ne e ndjejme veten te frikesuar, pasi Shengjini eshte i rrethuar nga cisternat e naftes dhe ne tashme e kemi pesuar nje here, nese nje gje e tille perseritet, qyteti mund te hidhet ne ere", thote Alketa.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›