E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj merr ne duar dosjen "Delijorgji"

Tirane - Tre gjyqtaret, te cilet shpallen te pafajshem "Delijorgjin", rrezikojne te shkarkohen nga detyra. Dje zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu, i ka deleguar dosjen "Delijorgji" ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit duhet te vleresoje nese duhet apo jo te dergoje per mase disiplinore tre gjyqtaret ushtarake te Gjykates se Apelit Durres, Shaqir Gradica, Ylli Minka e Naun Pejo. Shkaku per inicimin e nje procedimi te mundshem, sipas konkluzioneve te Inspektoratit te Keshillit te Larte te Drejtesise, lidhet me vleresimin qe do t'u behen shkeljeve te konstatuara gjate kontrollit nga ky Inspektorat, ne dosjen gjyqesore te pandehurit Mihal Delijorgji. Sipas KLD-se, tre gjyqtaret kane gjykuar dosjen penale ndaj te pandehurit Delijorgji, i akuzuar per kryerjen e veprave penale te "falsifikimit te vulave, stampave ose formulareve" dhe asaj te "kontrabandes me mallra te tjera". Kane qene pikerisht keta gjyqtare, te cilet e kane shpallur Delijorgjin te pafajshem me 28 dhjetor te vitit 2006, duke e denuar vetem me nje gjobe ne shumen gjithsej 10.000.000 leke, vetem per akuzen e kontrabandes. Nderkohe qe, pjese e ketij vendimi ka qene dhe pranimi i padise civile te ngritur ne proces penal, nga Dega e Doganes Durres ndaj Shoqerise Tregtare "Perparimi" sh.a, e cila eshte detyruar nga gjykata, t'i paguaje shtetit, pra Deges se Doganes Durres, demin e shkaktuar ne shumen prej 122.668.851 leke. Sipas verifikimeve te kryera nga ana e KLD-se, ka rezultuar se nje vit me pas, i pandehuri e ka apeluar vendimin e gjykates. Dosja, pasi eshte shqyrtuar nga ana e Gjykates se Apelit Durres ka pushuar akuzen e dyte te prokurorise, pikerisht ate te "kontrabandes me mallra te tjera", duke e argumentuar se nuk ka elemente te vepres penale. Tre gjyqtaret me vendimin e tyre kane vendosur te rrezojne edhe padine civile nga Dega e Doganes mbi shoqerine "Perparimi", gje qe ka cuar edhe ne mos pagimin e gjobes te vendosur nga ana e Shkalles se Pare Durres. Pas rrezimit te akuzes se dyte, prokuroria depozitoi edhe rekurs ne Gjykata te Larte. Nga Inspektorati i Keshillit te Larte te Drejtesise, eshte konkluduar mbi shkelje te mundshme te ligjit procedural penal te kryer nga gjyqtaret e trupit gjykues Shaqir Gradica, Ylli Minka e Naun Pejo. Konkluzioni i organit te inspektimit i eshte adresuar ministrit te Drejtesise, si autoriteti qe starton nje procedim disiplinor, me qellim shqyrtimin prej tij te pershtatshmerise se fillimit te nje procedimi dhe te propozimit te mases konkrete. Sipas Spahiut, dy gjykatat kane mbajtur qendrime te ndryshme.

Shkeljet

Marrja ne shqyrtim e padise civile pa pasur ankim prej pales se paditur ne procesin penal, perfshirja ne dosje gjyqesore te disa provave te pretenduara nga mbrojtja, pa marre vendim te ndermjetem.

Vendimi i dhene ne 2007

Nuk ka elemente te vepres penale

Vendim i dhene nga ana e tre gjyqtareve te Gjykates se Apelit Durres mban daten e 17 dhjetorit te vitit 2007. Sipas ketij vendimi, tre gjyqtaret kane liruar nga akuza e "kontrabandes me mallra te tjera", te pandehurin Mihal Delijorgji, i cili eshte dhe pronar i shoqerise tregtare "Perparimi" sh.a. Ceshtja, e cila eshte pushuar nga ana e tre gjyqtareve, eshte argumentuar se nuk ka elemente te vepres penale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›