E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, administrata publike braktis zyrat për fushatë

Kur na ndajnë edhe pak javë nga data 28 Qershor, dita kur shqiptarët do tu drejtohen kutive të votimit për të nxjerrë 140 deputetët e Parlamentit Shqiptar, zyrat e administrative të institucioneve shtetërore çdo ditë e më tepër gjenden të boshatisura. Pothuajse çdo ditë që zhvillohen takime elektorale me kandidatët për deputet një përfaqësi e institucioneve të të dy krahëve politikë i shoqërojnë për të organizuar takimet elektorale. Pothuajse në çdo takim që zhvillohet si brenda vijës së verdhë edhe nëpër komuna e fshatra, punonjësit e administratës i gjen në takime për të siguruar pjesëmarrjen. Kjo mungesë ka sjellë edhe fluks dhe pakënaqësi tek qytetarë të cilët presin për të marrë një përgjigje apo dokument që u duhet. Ndërsa punonjës të administratës, të cilët padyshim që kërkojnë ruajtjen e anonimatit, shprehen për gazetën se ky largim në orët e punës është një detyrim nga eprorët të cilët organizimin e mirë të fushatës e kërkojnë tek punonjësit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›