E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lushnjes lë në burg pa afat shkaktarin e vetëvrasjes së kunatës

Gjykata e Lushnjes ka lënë në burg pa afat 49 vjeçarin Ilmi Isaku, i cili akuzohet se ka shtyrë në vetëvrasje kunatën e tij. Togat e zeza të gjykatës, pasi kanë shqyrtur të gjithë ngjarjen dhe rrethanat në të cilat është zhvilluar ajo, kanë vendosur si masë sigurie burg pa afat për 49- vjecarin Isaku. Ngjarja që coi Isakun pas hekurave ndodhi në fshatin Çermë-Sektor të Lushnjes. Sipas dëshmive të mbledhura dhe dokumentimit të ngjarjes rezultoi se Isaku ishte shkaktari kryesor i stresit të krijuar dhe vuajtjeve të akumuluara tek nusja e vëllait të tij, që e cuan këtë të fundit drejt vetëflijimit. 34 vjecarja Mimoza Isaku, arriti që pas grindjeve të vazhdueshme me Ilmiun, të pinte një sasi të konsiderueshme me medikamente që i kanë shkaktuar edhe helmimin. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Cermë-Sektor, rreth 25 km larg qendrës së Lushnjës. Sipas burimeve të policisë si dhe dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, mësohet se Ilmi Isaku, 49 vjeç banonte së bashku me të vëllanë dhe babanë në një banesë. Kanë qenë grindjet e herëpashershme mes Ilmiut dhe kunatës së tij, Miranda Isaku, që kjo e fundit të detyrohej ti jepte fund jetës mbrëmjen e vonë të së dielës, duke pirë koktej medikamentesh. Ende nuk bëhen të qarta zyrtarisht motivet për këtë debat të  përditshëm mes dy kunetërve, por burime nga fshati ku banojnë familjarët me mbiemër Isaku, tregojnë se përditë Ilmiu e rrihet të kunatën dhe sillej me të keq, duke e akuzuar se kjo i tradhtonte të vëllanë, pra burrin e saj. Madje burime jozyrtare pohojnë gjithashtu se kunati dyshonte për një lidhje të nuses së vëllait me një djalë të ri nga fshati, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ka qenë kjo arsyeja, sipas të njëjtave burime, që Ilmiu e keqtrajtonte,  duke thënë se ajo po ia hidhte të shoqit, i cili njihej si njeri fare i urtë në fshat. Sipas Ilmiut, këtë konflikt mes tyre e dinte edhe babai i djemve, i cili jetonte së bashku me dy djemtë, nusen, pra, viktimën dhe dy fëmijët e saj. Ilmiu ka thënë se 34 vjeçarja e mohonte këtë duke u thënë familjarëve se asnjëherë nuk i kishte shkuar ndërmend të shkatërronte lidhjen 10 vjeçare me të shoqin, për asnjë arsye. Këtë problem vëllai ia ka bërë të ditur edhe burrit të Mirandës, por ky i fundit ka besuar gruan e vet, duke u thënë familjarëve të mos ndërhyjnë në marrëdhëniet mes tyre, pasi po i çonin drejt shkatërrimit gjithë familjen. Por mesa duket Ilmiu ka dashur ta zgjidhë këtë çështje vetë, mes tij dhe kunatës, duke i bërë presione të shumta deri edhe në dhunë fizike e kërcënime disa herë. E ndodhur në këto kushte, 34 vjeçarja, nënë e dy fëmijëve ka marrë medikamente të vjehrrit nga sirtarët ku ndodheshin dhe i ka pirë. Kanë qenë fëmijët ata që e kanë gjetur të shtrirë përtokë nënën e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›