E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ shqyrton sot akreditimin e misioneve që do vëzhgojnë zgjedhjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shqyrtojë dy projektvendime që lidhen me akreditimin e misioneve që do të vëzhgojnë zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë dhe Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri janë dy organizatat, të cilat pritet të marrin sot miratimin e KQZ-së për nisjen e misionit të tyre monitorues ndaj procesit të afërt zgjedhor. Në Kodin Elektoral (neni 6, pika 2), përcaktohet se organizatat joqeveritare shqiptare dhe të huaja, si dhe organizatat ndërkombëtare të specializuara ose të angazhuara në mirëqeverisjen dhe demokratizimin, përfaqësuesit e shteteve të huaja dhe të medias, kanë të drejtë të dërgojnë vëzhgues në zgjedhje. Ligji zgjedhor parashikon që kërkesat e vëzhguesve shqiptarë për akreditim i paraqiten KQZ-së jo më vonë se 15 ditë nga data e zgjedhjeve, ndërsa kërkesat e vëzhguesve të huaj paraqiten në KQZ jo më vonë se 72 orë para datës së zgjedhjeve. Deri tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar akreditimin e misionit monitorues të ODIHR, i cili përbëhet nga rreth 40 vëzhgues afatgjatë dhe kryesohet nga britanikja Audrey Glover.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›