E Diel, 1 Nëntor 2026

Si Veliaj, ngriti biznese të paligjshme dhe faturoi qindra miliona lekë të MJAFT, të Partisë Socialiste dhe të bizneseve të tjerë

Lëvizja ZGJOHU denoncon evazionin fiskal të Erion Veliajt dhe të të vëllait, në shifra qindra miliona lekë
Në emër të Lëvizjes Zgjohu, në vazhdën e denoncimit të zhdukjes së 300 mijë eurove të Fondacionit MJAFT, Avokat Altin Goxhaj duke iu përgjigjur pretendimit të përfaqësuesve të Lëvizjes MJAFT se askush përveç donatorëve skanë të drejtë të ngrenë padi pasi vetëm pala e dëmtuar e gëzon këtë të drejtë, deklaroi se çdo kush ka jo thjeshtë të drejtë, por detyrim ligjor që kur sheh një shkelje ligjore, të denoncojë. Nëse hesht, bëhesh bashkëfajtor në krim. Mbi këtë parim, unë në cilësinë e përfaqësuesit të Lëvizjes Qytetare ZGJOHU, po denoncoj dhënien e kredive nga Fondacioni MJAFT në mënyrë të paligjshme pasi legjislacioni shqiptar i lejon fondacionet të japin kredi vetëm në rastet kur janë të licencuar nga Banka e Shqipërisë dhe Fondacioni MJAFT nuk ka asnjë licencë për këtë qëllim. Por shkelja më e rëndë e ligjit nga vëllezërit Veliaj është kryer nëpërmjet evazionit fiskal prej qindra miliona lekësh të realizuar nëpërmjet dy bizneseve të paligjshme, të cilët nuk paguajnë taksa si çdo biznes tjetër në Shqipëri, është shprehur Goxhaj, sipas të cilit, dy bizneset e familjes Veliaj prezantohen në raport me klientët nëpërmjet 2 emrave: Grafik Propaganda dhe Fshati Urban. Sipas tij, këto dy biznese krejtësisht të paligjshme kanë kryer një evazion fiskal në përmasa qindra miliona lekësh nga Erion Veliaj dhe vëllai i tij, Arbër Veliaj. Në vitin 2005, kur Erion Veliaj i dha të vëllait kredi për të themeluar Grafik Propagandën, fakt i dokumentuar edhe me fotografi, ky biznes nuk u regjistrua në gjykatë megjithëse ishte një kusht i kontratës. Që në atë kohë e deri më sot, pranë zyrës së Tatim Taksave nuk ekziston asnjë pagesë detyrimesh fiskale megjithëse ky biznes prezantohet me dhjetëra klientë VIP. Skema e përfitimit dhe abuzimit fiskal të familjes Veliaj përfshin nga një anë thithjen e parave të projekteve miliardere të Mjaftëve të Velisë dhe nga ana tjetër, realizim të faqeve online dhe të shërbimeve të tjera të imazhit dhe aranxhimit për dhjetëra biznese shqiptare dhe të huaja si dhe institucione publike përfshi edhe universitete private, shtoi avokat Goxhaj. Më tej ai bëri të ditur se Grafik Propaganda është emri i prezantuar nga Veliajt në rolin e realizuesit të dhjetëra faqeve online, organizimit të prezantimeve video dhe aspektit të dizajnit dhe prodhimit të posterave dhe materialeve të tjera promocionale në vlera qindra miliona lekësh por që sipas tij ka të dhëna që të dyshosh që mund të jetë kapërcyer dhe shifra 1 miliardë lekë. Dje u dekonstruktua një pjesë e skemës se si paratë e MJAFT kaluan nga projektet e donatorëve ndërkombëtarë tek xhepi i Veliajve. Ja disa nga projektet e MJAFT që donatorët e huaj i sollën për rininë shqiptare dhe u administruan nga biznesi i paligjshëm Grafik Propaganda sipas prezantimit origjinal të shkruar nga vetë i vëllai i Erion Velisë, Arbër Veliaj:
www.mjaft.org (Lëvizja MJAFT!)
Më 10 Shkurt 2005, Grafik Propaganda fillon të punojë për ndryshimin e mazhit të Lëvizjes MJAFT në Internet. Është Lëvizja më e madhe ndërgjegjësuese në Shqipëri. Morëm përsipër të realizojmë një dizajn i cili duhej të përshtatej me programimin informues të faqes duke e kthyer mjaft.org në potencial të zhvillimit të qytetarisë aktive.
http://www.unevotoj.com/index2.php (UNE VOTOJ)
Është si një librari kombëtare informacioni të bazuar në fakte. Baza e të dhënave do të mbulojë aktivitetin e të gjithë anëtarëve të parlamentit shqiptar në tre kategori bazë: informacion biografik, financa dhe aktiviteti parlamentar.
 MJAFT Fest 2005
Grafik Propaganda realizon imazhin artistik të fushatës promovuese të MJAFT Fest, eveniment në të cilin janë promovuar për herë të parë në Shqipëri shumë grupe dhe DJ të mirënjohur sidomos nga Kosova dhe Maqedonia. Është punuar me tepër dashuri.
Fushata 'Shkunde Votën'
Maj-Qershor-Korrik 2005, Grafik Propaganda motivon të rinjtë për të votuar duke përdorur dizajnin. Realizon dizajnin e produkteve promocionalë për fushatën 'Shkunde Votën'. Fushata zgjedhore motivuese më e suksesshme në Shqipëri e cila u shoqërua nga një numër tepër i madh votuesish, mbi 60%.
 Fushata 'Jeto Gjelbër'
Maj-Qershor 2006, Grafik Propaganda motivon për të 'jetuar gjelbër' duke përdorur dizajnin. Realizon dizajnin e produkteve promocionalë për fushatën 'Jeto Gjelbër'.
Haris @ 3 vjet MJAFT!
Grafik Propaganda performon live duke shoqëruar vizualisht muzikën e Haris, ndër dj-ët më të njohur të Londrës. Përdorëm një sistem video prej 4 projektorësh ku u mix-uan video të aksioneve të Lëvizjes MJAFT.
 Vetëm këto projekte i kanë kaluar të vëllait të Velisë duke xhiruar qindra miliona lekë ku dhe evazioni fiskal arrin përmasa të frikshme. Por sipas prezantimit të faqeve një nga shërbimet më surprizë ka qenë roli që kanë pasur Veliajt në raport me Partinë Socialiste. Sipas prezantimit të Veliajt deklarohet si më poshtë:
http://www.ps.al
Partia Socialiste e Shqipërisë
Grafik Propaganda realizon dizajnin e faqes në internet për partinë më të madhe opozitare në Shqipëri, duke u përpjekur për të treguar sa më mirë karakterin progresist të një partie eurosocialiste.
Partia Socialiste 'Kongresi 10/06/06'
Grafik Propaganda realizon imazhin e ri të partisë socialiste. Të gjitha produktet u prezantuan për herë të parë në kongresin e radhës të vitit 2006. Kjo tregon një histori të vjetër të përdorimit të Erion Velisë nga Edi Rama vite më parë dhe tregon se kujt i shërben dhe kë përfaqëson në të vërtetë Erion Veliaj, rininë shqiptare apo Edi Ramën.
 Sipas Avokat Altin Goxhaj, Erion Veliaj & Co i kanë zhdukur shumë gjurmë në vite duke arritur deri aty sa të fshijnë edhe faqet online të Fondacionit MJAFT (www.mjaftfoundation.org), të faqes së biznesit të të vëllait Arbër Veliaj (www.grafik.fshatiurban.com) por vëllai i Erion Velisë që prezantohet si hacker dhe një gjeni i internetit, ka harruar se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ekziston serveri më i madh në botë i cili luan rolin e arkivës online të botës ku ruhen të gjitha faqet on-line, dhe pavarësisht përpjekjes për të zhdukur gjurmët në Shqipëri, në këtë arkivë ruhet i gjithë informacioni i faqeve të fshira të familjes Veliaj & Co. Në konferencën për shtyp që u organizua në Hotel Rogner në ora 12:00, u paraqitën të gjitha faqet e fshira direkt online nëpërmjet hyrjes direkte në këtë server. Në faqen www.archive.org u shkruan nën vëzhgimin e drejtpërdrejtë të gazetarëve emrat e faqeve të zhdukura të fondacionit MJAFT dhe të Grafik Propagandës të cilat i suprizuan gazetarët me të rejat që ato zbuluan.
Ja emrat e klientëve VIP më të spikatur të Grafik Propagandës që u shfaqën sot online :
http://www.arditgjebrea.info
Ardit Gjebrea
Më 10 Janar 2005, Grafik Propaganda publikon faqe në internet për personazhin e njohur shqiptar Ardit Gjebrea, duke u parë nga më tepër se 10.000 vizitorë në ditë. Një ndërthurje midis dizajnit grafik dhe animimit është përdorur për të paraqitur sa më saktë suksesin e Gjebresë. Konsiderohet prezantimi më i mirë i një artisti shqiptar.
http://www.kengamagjike.com (Kënga Magjike 2005)
Grafik Propaganda realizon faqe në internet për edicionin e radhës të festivalit të këngës së lehtë shqiptare 'Kënga Magjike'. Në këtë faqe vizitorët patën mundësi të dëgjojnë këngët pjesëmarrëse dhe të votojnë për to. U numëruan gjithsej rreth 82.000 votime.
http://users.ox.ac.uk
Carolyn Deere - Oxford, UK
Më 24 Shkurt 2005, Grafik Propaganda publikon në internet faqe informuese për Carolyn Deere nën emblemën 'University of Oxford'.
http://www.hmh-al.net (Hoxha, Memi & Hoxha)
Është zyrë avokatie e përqendruar mbi çështje ligjore për biznesin. HMH mbulon një seri shërbimesh të ndryshme që përmbushin nevojat specifike të klientëve.
 http://www.butrinti.com (Parku Kombëtar i Butrintit)
Më 15 Janar 2005, ekip i Grafik Propaganda mbërrin ne Butrint për të punuar së bashku me ekspertë të Parkut për të realizuar paraqitjen në Internet të krenarisë kulturore shqiptare. Është

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›