Fier, aksident me motorr, dy motra plagosen

Një aksident i rëndë, pa pasoja për jetën ka ndodhur pasditen e së premtes në Fier. Dy persona të së njëjtës familje, janë rrëzuar nga motorri me të cilin udhëtonin, ndërsa drejtuesja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas burimeve për “Ora News”, mësohet se dy motra, me inicialet M dhe K. Demo, po udhëtonin me mjetin e tyre me shpejtësi jashtë normave të lejuara.
Mësohet se 24-vjeçarja K. Demo është shtruar në spitalin rajonal në Fier për të marrë ndihmën e duhur mjeksore, pasi është në gjëndje të rëndë. Sipas policisë, shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga drejtuesja e mjetit.