Basha: Bashkia jo spastrime politike, për piramidën vendos ligji
TIRANË- Kryebashkiaku i ri i Tiranës, Lulzim Basha në një intervistë për Zërin e Amerikës, duke i’u referuar cështjes së Piramidës, deklaroi se ka arritur në tryezën e tij peticioni i qytetarëve që shprehen kundra prishjes së kësaj godine, por parlamenti ka kaluar ligjin dhe bashkia do t'i përmbahet zbatimit të tij.
“Bashkia është e hapur për të dëgjuar zërin e cdo qytetari dhe Bashkia ka marrë në dorëzim një peticion nga një numër qytetarësh të cilët besojnë se Piramida nuk duhet të shëmbet. Unë kam thënë gjatë fushatës se nuk jam nevojshmërisht për shembjen e e Piramidës, por jam domosdoshmërisht për ndërtimin e një parlamenti të ri i cili i bën nder kryeqytetit dhe qytetit të Tiranës. Diskutimi ka lëvizur që nga ai moment sepse parlamenti ka kalur ligjin dhe Bashkia si cdo institucion i këtij vendi i përmbahet shtetit ligjor. Por, ajo që mund t’ju them është përsëri, se ne do të shërbejmë me devotshmëri duke dëgjuar zërin e cdo qytetari e në këtë kuadër cdo cështje që ka të bëjë me interesin qytetar”,- nënvizoi Basha.
Duke e venë theksin tek fryma e re e bashkisë, e cila do të qendrojë larg konflikteve politike kryebashkiaku Basha nënvizoi se nuk parashikohen spastime politike, të nënpunësve të bashkisë më të madhe në vend.
“Nuk do të ketë asnjë spastrim politik, nuk do të ketë asnjë element të sjelljes që do të vazhdojë kulturën e konfliktit politik. Në prioritetin tim parësor, që është nxjerrja e bashkisë jashtë konfliktit politik unë nënkuptoj dhe ritheksoj nevojën për të punuar së bashku me të gjithë kapacitetet e mundshme këtu në administratë por edhe në qytet. E në këtë kuadër përsëris ftesën vecanërisht për minorancën në Këshill, PS dhe aleatët e saj që të punojmë së bashku në Këshill, por po kështu përsëris ftesën për të gjithë ata, pavarësisht bindjeve politike, pavarësisht se nga vijnë idetë qoftë dhe nga PS, që të bashkëpunojmë”,- theksoi kryebashkiaku.
I pyetur sfidat, Basha rënditi si prioritet të bashkisë organizimin e menjëhershëm urbanistik të Tiranës.
“Prioritare për mua është nisja me shpejtësi e përgatitjeve për planin e ri urbanistik të Tiranës, ndërhyrjet urbane të domosdoshme sic është trafiku në qendër të kryeqytetit dhe kudo tjetër e po kështu dhe ngritja e strukturave të posacme të mbrojtjes së konsumatorit, një prioritet i shpallur tashmë e për të cilin po hidhen hapa konkret me të cilat opinioni do të njihet edhe në javët e ardhshme”,- nënvizoi Basha.
(e.m/BalkanWeb)