Skandali "Virgin", ndryshon masa e arrestit për Elezaj

Gjykata e Apelit Tiranë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Apelit për zëvendësimin e masës së sigurimit ndaj biznesmenit Hajri Elezaj i akuzuar si përgjegjësi kryesor i skandalit të naftës "Virgine", nga "Arrest në shtëpi" në masën e sigurimit "Arrest në burg". Ndryshimi i masës nga "Arrest në burg" në "Arrest në shtëpi", ishte vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ky vendim është konsideruar i pambështetur në ligj dhe për këtë arsye, ishte apeluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, në zbatim të urdhërit të Prokurorisë, ka shkuar në banesën e shtetasit Hajri Elezaj, dhe konfirmon se personi nën hetim nuk gjendet në banesën e tij, si dhe nuk dihet vendodhja.
Në këto kushte, kur i hetuari Hajri Elezaj është ndër personat kryesorë në hetimin mbi çështjen e kontrabandës së naftës “Virgine”, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka nisur verifikimet për vendodhjen e të hetuarit, kushtet dhe rrethanat që çuan në zëvendësimin e masës së sigurimit të tij, të personave që kryen aktin e ekspertimit mjeko-ligjor të gjendjes së tij shëndetësore si dhe për përgjegjësitë mbi zbatimin e masës së sigurimit "Arrest në shtëpi" të shtetasit Hajri Elezaj.