E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e Eurozonës, takohen Merkel dhe Sarkozy

BERLIN- Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Nikolas Sarkozy pritet të zhvillojnë sot një takim në Berlin. Temë e takimit do të jenë mënyrat e kapërcimit të krizës financiare, që vazhon të godasë Bashkimin Evropian.

Nderkaq mediat shkruajnë se në takimin e liderëve të vendeve më të fuqishme në eurozonë, do të diskutohet për mundësinë e tatimeve të reja të transaksioneve financiare në Evropë.

Kjo mase e re tatimore kundërshtohet nga kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, i cili vetëm pak kohë më parë vuri veton kundër traktatit të ri për Eurozonën.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›