E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, javë grevash dhe protestash kundër masave antikrizë

ATHINE-Bashkë me të Hënën, mbërrin në Greqi edhe “cunami” i grevave të punonjësve të sektorit publik dhe privat, një reagim që pritet ta paralizojë si rrallë herë jetën në këtë vend.

Punonjësit protestojnë kundër masave që lidhen me shkurtimin pagave dhe unifikimin e tyre, shkurtimin e vendeve të punës dhe vendosjen e taksave të reja, masa këto që këtë javë do të marrin miratimin e Parlamentit.
Protesta do të arrijë kulmin me grevën e përgjithshme të sindikatave të sektorit publik dhe privat, të mërkurën dhe të enjten.
Punëtorët shprehen të vendosur të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre ndaj ndryshimeve në marrëdhëniet e punës, reduktimit të pagave dhe sistemit të punës rezervë.
- Duke dilluar nga sot, punonjësit e Tatimeve do të kryejnë dy greva 48-orëshe deri në 20 tetor.
- Nëpunësit e ministrisë së Financave kanë shpallur grevë 10 ditore duke filluar nga dita e sotme.
- Sot zhvillojnë sërish një grevë punonjësit e doganave në Greqi. Kujtojmë se javën që kaloi, grevën që u shpall p[ër 10 ditë nga punonjësit e doganave, Gjykata e Athinës e shpalli të jashtëligjshme.
- Nëpunësit e bankave do të zhvillojnë një grevë 48-orëshe më 18-19 tetor.
- Nga data 17-19, anijet do të mbeten të ankoruara në portet në të gjithë vendin, për shkak të grevës.
- Punonjësit e ERT heqin dorë nga puna sot, grevë 24-orëshe e gazetarëve të tjerë nesër.
- Që nga e marta dhe 3 ditë me radhë nuk do të funksionojnë trenat, ndërsa të mërkurën dhe të enjten, kontrollorët e trafikut ajror janë në grevë duke shkaktuar probleme me fluturimet.

- Mjekët e sigurimeve shëndetësore (IKA), do të zhvillojnë greva të vazhdueshme deri më 21 tetor.
- Vazhdon, protesta e punonjësve të shërbimeve publike, që kanë shkaktuar një pushtim të të qyteteve nga mbetrinat duke sjellë rreziqe serioze për shëndetin publik.
- Grevë e punonjësve të administratës lokale të martën.
- Grevë kanë shpallur edhe avokatët grekë deri në 19 tetor.
- Nëpunësit e gjykatave kanë shpallur grevë 5 ditore prej ditës së hënë.
- Edhe arsimtarët grekë kanë paralajmëruar ndërprerjen e punës për 48 orë të mërkurën dhe të enjten
- Grevë 48 orëshe do të zhvillojnë pronarët e taksive të martën dhe të mërkurën në shenjë proteste ndaj liberalizimit të profesionit të tyre.
- Në pritje të vendimeve mbi atë se si do të veprojnë punonjësit e transportit publik.
- Grevë e përgjithshme e sindikatave të sektorit shtetëror dhe privat të paralajmëruara për datën 19 tetor.

Ndërkaq sindikatat kanë paralajmëruar edhe miting për ditën e mërkurë, ndërkohë që lëvizja e qytetarëve të indinjuar ka bërë thirrje për grumbullime pranë Parlamentit, ndërkohë që ky i fundit miraton projektligjet e qeverisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›