24 tetori, dita ndërkombëtare e veprimit mjedisor
Data 24 tetor është dita ndërkombëtare e veprimit ndaj ndryshimit të klimës. "Fushata është quajtur 350.www. Numri 350 sot, sipas shkencëtarëve, është bërë numri më i rëndësishëm në botë; është numri kufi i CO2 në atmosferë. Nëse përqendrimi i CO2 në atmosferë e kalon 350 pjesë për milionë, atëherë planeti do të pësojë një katastrofë njerëzore dhe natyrore. Prandaj, në këtë ditë, aksionet ndaj ndryshimit klimatik do të mbulojnë gjithë vendet e botës, duke u bërë dita e aksionit mjedisor më të përhapur në historinë e planetit", referoi kreu i "Ekolëvizjes" Xhemal Mato. Dje, kjo shoqatë ambientaliste organizoi takime në lidhje me informimin e qytetarëve për ndryshimet klimatike, të cilat rrezikojnë gjithë planetin, duke nisur nga shëndeti i njerëzve deri te zhdukjet e disa specieve.
Bisedimet e OKB-së në Kopenhagen në dhjetor të vitit 2009, mund të jenë momenti kryesor që përcakton nëse janë apo jo shtetet të afta të marrin masa për të nxjerrë planetin nga kriza klimatike.
Raporti i lëshuar nga "International Climate Change Taskforce" ka deklaruar që është e domosdoshme që temperaturat globale mos të ngrihen për 2°C në krahasim me nivelet e kohërave paraindustriale. Raporti thotë që këto ngritje mund të arrihen brenda 10 viteve, për shkak të dioksidit të karbonit.