"Abuzimet me TEC-in e Vlorës, problem i BB-së"
Një ditë pas publikimit të raportit për termocentralin e Vlorës, nga Paneli i Inspektimit në Bankën Botërore ka reaguar ministri shqiptar i Energjetikës. Në një intervistë për "Top Channel", ministri Prifti ka sqaruar edhe pozicionin e qeverisë në këtë çështje. "Shkelja e procedurave nga Banka Botërore nuk është problemi i qeverisë dhe nuk mund të quhet skandal për të. Para meje ka qenë një tjetër ministër, po unë nuk mund të hedh poshtë punën e lavdërueshme të tij", tha Prifti. Kreu i Energjetikës thotë se termocentrali përfaqëson teknologjinë më bashkëkohore dhe ka pasoja të papërfillshme në ndotjen e ambientit.
"TEC-et janë teknologjia më e fundit që ka sot shkenca në botë dhe pa asnjë diskutim jap garanci se ai TEC do të këtë një ndotje minimale", tha Prifti. Ministri tha se qeveria ka marrë masa edhe për prokurimin e pajisjes që parandalon rrjedhjet e naftës në TEC, që sipas tij do të jetë gati përpara se termocentrali të fillojë prodhimin e plotë të energjisë në mesin e muajit të ardhshëm.
Raporti
Paneli i Inspektimit, një njësi e pavarur investigimi, e cila heton ankesat e atyre që dëmtohen nga projektet e financuara nga banka, ka ngritur shqetësime të forta mbi gjithë procesin e përzgjedhjes së vendit mbi të cilin është ndërtuar termocentrali dhe pasojat e tij në ndotjen e mjedisit. Paneli ka dalë në konkluzionin se në rastin e TEC-it të Vlorës, Banka Botërore nuk ka respektuar disa nga dispozitat e politikave të saj që kanë të bëjnë me vlerësimin e projektit, vlerësimin mjedisor, menaxhimin e pasurive kulturore dhe vlerësimin ekonomik. Në njoftimin zyrtar, publikuar dy ditë më parë nga vetë BB-ja, paneli i inspektimit thotë se "Paneli konstatoi mangësi të ndjeshme në përmbushjen e kërkesave të politikave të Bankës për konsultimet". Por edhe këtë herë ashtu si në rastin e Jalit, Paneli është vendosur para një fakti të kryer duke pranuar se termocentrali tashmë është ndërtuar dhe vëmendja duhet përqendruar për kufizimin e dëmeve, kryesisht atyre mjedisore, në të ardhmen. Për këtë Paneli ka ngarkuar bankën të hartojë një plan të detajuar për reagimin ndaj derdhjeve të naftës përpara se TEC-i i Vlorës të vihet plotësisht në punë. "Është e nevojshme të sigurohet sa më parë blerja pa vonesë e pajisjes së nevojshme, si dhe të ndihmohen autoritetet shqiptare për të ngritur strukturat e duhura për të bërë të mundur një reagim të shpejtë ndaj rrjedhjeve të mundshme të naftës, që mund të kërcënonin Gjirin e Vlorës dhe industrinë e turizmit atje", deklaron Paneli.