E Diel, 1 Nëntor 2026

Sllovaki, ministrat NATO-s flasin për Afganistain

Ky përfundim u arrit gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes të aleancës, i cili po zhvillohet në kryeqytetin sllovak, Bratislavë. Përveç kësaj, ata kërkuan që  qeveria e ardhshme afgane të ketë standarde më të larta në punën e saj.
 
Ministrat e jashtëm gjithashtu ranë dakord me strategjinë e kryekomandantit amerikan në Afganistan, Stanley McChristal, për zgjerimin e forcave me mision në vendin islamik. Por kjo hipotezë varet nga vendimi i presidentit amerikan Obama, për shtimin e forcave në Afganistan.

“Ne duhet të rrisim numrin e trajnuesve dhe të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe me fondet dhe forcat ushtarake në Afganistan, nëse duam që ky vend ta kalojë sa më shpejt këtë fazë tranzicioni,” pohoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rassmusen.
 
Gjithashtu ai komentoi zgjedhjet në Afganistan. Sekretari i përgjithshëmi i NATO-s u shpreh se tashmë është e nevojshme që të shtohen standardet për raundin e dytë zgjedhor, që mund të zhvilohet vitin tjetër.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›