E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, arrestohen tre të rinj për vjedhje

Policia e Qarkut të Fierit ka arrestuar tre të rinj me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim. Sipas uniformave blu të arrestuarit janë Leonard Yzeiraj 20 vjeç, Armando Yzeiraj, 18 vjeç dhe D.Xh 15 vjeç. Policia konfirmon se këta të rinj rreth orës 22:00 të mbrëmjes së premte dyshohet se kanë grabitur në lagje 1 Maji në Patos një shtetas me inicialet I.A, banues në Tiranë.

Rreth kësaj ore ata e kanë ndaluar këtë shtetas dhe nën kërcënimin e një arme i kanë grabitur të gjitha sendet që ai kishte me vete dhe më pas janë larguar. I dëmtuari ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin. Këta të fundit mbas disa orësh kanë bërë të mundur identifikimin autorëve dhe më pas i kanë arrestuar si të dyshuar për veprën penale vjedhje me armë në bashkëpunim. /K.Thana/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›