E Diel, 1 Nëntor 2026

Vokshi: Angazhimi i grave dhe vajzave në politikë, garant për fitoren e PD-së

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, deputetja Albana Vokshi deklaroi se angazhimi i grave dhe vajzave demokrate në politikë përbën garanci për rikonfirmimin e fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.
 

Gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Gruas, Devoll, znj. Vokshi deklaroi gjithashtu se vetëm në qeverisjen e demokrateve është rritur përkujdesja ndaj politikave gjinore duke ofruar mundësi të barabarta për gratë dhe vajzat. Deputetja Vokshi konfirmoi ndërkohë së LDGSH po lobon në parlament për të përfshirë në ndryshimet e kodit zgjedhor respektimin e kuotës gjinore, duke kërkuar që gratë dhe vajzat të jenë kandidate në listat e sigurta të deputeteve.
 

Deklaratat e deputetes Vokshi u benë gjatë Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Gruas , dega Devoll, nga ku zgjodhën strukturat drejtuese të këtij forumi.
 

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë është organizatë politike, partnere e Partisë Demokratike e krijuar në vitin 1991. LDGSH bën pjesë edhe në forumin e Grave të Partive Popullore Europiane dhe numëron mbi 15 mijë anëtare.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›