E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha me të rinjtë: Nuk ju këshilloj të garoni për kryebashkiak. Edhe dy mandate do jem unë

Share

Ditën kur ish- ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, tha se zgjedhjet në Tiranë ishin një farsë, Lulzim Basha foli përpara gjimnazistëve të shkollës Sami Frashëri, ku ka qenë edhe vetë nxënës. Pasi mori një çmim nga gjimnazistët, ata nisën ta pyesin sinqerisht për periudhën e shkollës. Basha u tha se kur ishte gjimnazist ishte pjesë e ngjarjeve të mëdha, që sollën ndryshimin e sistemit në Shqipëri. Por kur nxënësit e pyetën se çfarë karriere politike u këshillonte, ai u përgjigj: Kryetar Bashkie, sigurisht. Por nuk ua këshilloj për 8 vitet e ardhshme.

Uidhers thotë se Berisha e Basha nuk besojnë tek idealet demokratike. Kjo është e qartë pasi Basha u flet gjimnazistëve njësoj si Berisha, që parashikon fitoren e tij deri sa të jetë gjallë. Normal se nuk bëjnë zgjedhje të hajrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›