Topalli, në shtëpinë e Pecit: Krenarë për misionin
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi sot një vizitë në familjen e nentetar Aleksander Pecit, kthyer vetem pak dite me pare nga spitali ku kurohej pas sulmit ne Afganistan.
Topalli u takua me nëntetar Pecin, me nënën dhe familjarët, duke shprehur urimet më të mira për kthimin shëndoshë e mirë të tij pranë familjes, por edhe mes shqiptarëve.
Kjo ngjarje është përjetuar nga të gjithë ne, nga të gjithë shqiptarët. Jemi të gjithë të lumtur për kthimin shëndoshë e mirë të nëntetar Pecit. Misioni i tij fisnik bën sot krenarë çdo shqiptar. Ai përfaqësoi me heroizëm dhe guxim, flamurin shqiptar në një mision paqeruajtës por edhe shumë të vështirë tha Topalli.
Gjate bisedes, Peci falënderoi per mbështetjen e dhënë në të gjitha momentet e vështira ndërsa shprehu krenarinë e tij për të përfaqësuar me dinjitet flamurin shqiptar.
Unë ju falënderoj për mbështetjen tuaj, jo vetëm ndaj meje por edhe ndaj familjes së Kapiten Feti Voglit. Unë kam përfaqësuar Shqipërinë dhe flamurin dhe ndihem krenar ti përfaqësoj prapë ato tha Nëntetar Peci.